Debat publik me Ramën? Berisha: Le ta bëjë me Metën, se kanë problemin e liderit
TIRANE -Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarët në Shkodër, kryeministri Berisha hodhi poshtë mundësinë e zhvillimit të një debati publik me kryetarin e opozitës, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Duke ironizuar aleancën PS-LSI, kryeministri tha se Rama dhe Meta duhet ta zhvillojnë bashkë debatin, për të përcaktuar se cili do të jetë lideri i së majtës.
“Kur unë ju thashë se ata kanë probleme njëri me tjetrin ju thatë po bën diversion. Mos kujtoni ju se Nasipi i ka nga koka e vetë ato që thotë. Tani aty me cilin të bëj debat unë, t’i marr të dy përnjëherë. Fatkeqësia më e madhe e asaj partie është kjo, ata nuk kanë lider. Deputetëve çdo gjë u dukej zoti Rama, por lider jo. Nuk mund të jetë lider ai që çon nga disfata në disfatë. Çdo nismë që merr ai e merr për të dështuar. Nuk thotë ai tjetri që unë nuk jam kandidat për kryeministër në hije. Ky thotë përcakton kushtetuta. Po kur je parti e dytë dhe në distancë si mund të konsiderosh ti, ndaj le të bëjnë debat njëri me tjetrin, debat që me sa duket do ta kenë të gjatë se do rrinë gjatë në opozitë të dy”- tha kryeministri.
Programi i PS, restaurim i bllokut, shqiptarët po e braktisin
Kryeministri Berisha sulmoi programin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si “restaurim të filozofisë së bllokut”. Sipas kryeministrit, shqiptarët po e braktisin programin kaotik të PS-së.
“Ai i thotë rilindje, në të vërtetë ai është restaurim nga pinjollët e bllokut, filozofisë së bllokut. Ky zotëri me një grup neobllokmenësh futi bilbilat në parlament kur po bëheshim gati të fiksonim kontratën më të rëndësishme marrëveshjen më të rëndësishme me BE. Me një akt shumë të paimagjinueshëm të dënonte me çdo kusht shqiptarët. Të njëjtën gjë bëri me NATO-n, përpjekje për ta bllokuar NATO-n. Tani kërkon të lajë fytyrën, mendon se shqiptarët harruan që ky i mbajti peng 1 vit. Programi i tyre është kryekëput kaotik. Ai nuk ka program në mënyrë absolute tjetër përveç rritjes së taksave, ka programin “back to bllokmens”. Ky program është absolutisht restaurimi i bllokut në platformë, jo në godina. Ndaj dhe shqiptarët po e braktisin. E nisi me sheshe përfundoi në salla, e nisi me trumbeta përfundoi me dajre. Kjo është historia tragjikomike e mjeranëve të varfër në ide, të pasur në shpifje e akuza”- deklaroi Berisha.
(vijon) Lidhje te tjera Berisha: Rama përpjekje donkishoteske, do të kthejë në pushtet neobllokmenët