Mallkimet dhe sharjet e Berishës për Ramën me vargjet e Arshi Pipës
Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme u mor gjatë me editorialin e Ramës për Gadafin. Në fund të fjalimit të tij, Berisha e këshilloi Ramën që të lexonte vargjet e fundit të librit të Arshi Pipës, Albanian stalinisëm.
Duke hapur librin e Pipës mund të lexohen menjëherë vargjet e këshilluara nga Berisha, ku replika është më tepër se mallkim, një sharje.
Stalinuc i Shqipërisë, paç haram qumësht nsisë, paç mallkimin e një nëme, pizeveng doçë i sat ëme- këto janë vargjet e fundit të Pipës, të cilat Berisha ia këshilloi Ramës të lexonte.