E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Turqi, autobusi përplaset me zjarrëfikësen dhe ambulancën, të paktën 16 viktima

Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi.

Një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe automjetin e transmetimit të drejtpërdrejtë të Agjencisë së Lajmeve të mediave turke. Këta të fundit ndodheshin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur më parë, ndërsa janë përplasur me autobusin.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, deri tani janë shënuar 16 viktima, mes tyre mjekë dhe gazetarë, si dhe 21 të plagosur.

Një numër i madh i ekipeve mjekësore përforcuese u drejtuan në vendngjarje ndërsa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›