E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Kukës dhe Gjirokastër

Dy te vdekur dhe një i plagosur rende është bilanci i dy aksidenteve ne Kukës dhe Gjirokastër. Ne Kukës dy gra te moshuara qe po kalonin ne anën tjetër te rrugës u përplasen nga një makine qe drejtohej nga një adoleshent. Për pasoje njëra prej grave Eral Shllaku 60-vjeçe gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa 70-vjeçarja Zymbyle Mata mori plage te renda dhe aktualisht ndodhet ne spitalin e Kukesit. Ndërkohë, në Gjirokastër drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin duke përfunduar shtate metra me poshtë, nen një ure. Për pasoje shoferi Bashkim Cevani ka gjetur vdekjen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›