E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen Delijorgji, Pinari dhe Ngjeci

Gjykata e Tiranës ka vendosur te liroje tre te akuzuarit kryesore për tragjedinë e gërdecit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Tashme këta te pandehur se bashku me ish-drejtorin e fabrikës Dritan Minxolli do te gjykohen ne masën ?arrest shtëpie?. Te liruarit ishin te vetmit nga 29 te akuzuarit për tragjedinë, qe ndodheshin ne masën ?arrest ne burg? pasi mbi ta prokuroria ka ngritur akuzën me te rende atë te vrasjes masive. Por me lirimin e tyre pritet qe superprocesi për tragjedinë e 15 marsit 2008 te zhvillohet vetëm me praninë e avokateve mbrojtjes te te pandehurve. Megjithëse trupi gjykues I gjykatës se Tiranës i cili po shqyrton çështjen e kishte refuzuar disa here kërkesën për lirim, këtë here e pranoi atë duke marre si precedent vendimin e një jave me pare te dhënë nga Gjykata e larte për Minxollin.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›