E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet Bilanci Nje i vdekur nje ne koma 4 te plagosur

Nje ne koma dhe kater te plagosur jane pasojat e kater aksidenteve te ndodhura brenda pak oreve ne Durres Lezhe Fushe-Kruje dhe Fier diten e djeshme. Ne qytetin e Durresit tek kryqezimi i tregut te shumices nje fugon ka perplasur nje motor ku per pasoje drejtuesi ndodhet ne koma ne spital. Ne Lezhe nje kalimtar eshte plagosur pasi u perplas nga nje automjet ne stacionin e fugonave i cili me pas eshte larguar nga vendngjarja. I aksidentuari eshte Pal Perdeda 67 vjec nga fshati Shenkoll i Lezhes i cili eshte transportuar menjehere per ne spitalin rajonal te Lezhes ne gjendje te rende shendetesore si pasoje e frakturave te marra nga perplasja. Nderkaq ne hyrje te Fushe-Krujes kater makina jane perplasur me njera-tjetren dhe tre persona kane marre plage por njoftimet policore tregojne se asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje te rende per jeten. Nje person ka humbur jeten ne nje aksident rrugor te ndodhur pasditen e djeshme. Nje 59-vjecar ka humbur jeten ne aksin Fier - Patos pasi eshte perplasur nga nje automjet. Policia ben te ditur se viktima eshte Bashkim Rukaj. Mesohet se pas aksidentit automjeti eshte larguar nga vendngjarja ndersa po hetohet per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›