Orikum Shaka per bombe pezullohet mesimi ne gjimnaz
Dita e djeshme eshte bere pushim i sforcuar ne shkollen e mesme te Orikumit.Alarmi per nje bombe ka lene jashte auditoreve mesimore nxenesit duke pezulluar keshtu te gjitha oret e mesimit te planifikuara. Ka qene pastruesja e shkolles e cila ka konstatuar fillimisht nje objekt te ngjashem me bombe perpara deres se shkolles dhe ka njoftuar keshtu drejtuesit e njeherazi policine. Pas ketij alarmi nxenesit nuk jane lejuar te hyjne ne ambientet e shkolles madje as mesuesit duke e marre pushim diten e djeshme deri ne zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Pas mberritjes se eksperteve te policise eshte mesuar se objekti i dyshimte ishte nje tub i lyer me boje i cili ngjante me kallepe dinamiti. Pavaresisht kesaj mesimi ne shkollen e mesme Hasan Pulo ne Orikum nuk ka rifilluar.Perfaqesues te drejtorise arsimore thane se kane marre njoftimin qe ne oret e para te mengjesit dhe eshte njoftuar policia. Ata kane qene dje ne ambientet e shkolles ndersa kane hedhur dyshimet se situata mund te jete pergatitur nga vete nxenesit. Shefi i Drejtorise Arsimore Kosta Taco konfirmoi njoftimin e marre nga drejtoria madje sqaroi se eshte vene ne dijeni edhe Ministria e Arsimit. Gjithsesi - tha ai - nga verifikimet rezultoi se nuk ka asgje shqetesuese. Mesuesit nuk kane dhene shpjegime. Klasat kane mbetur te boshatisura ndersa gjithe ngjarja duket se eshte percjelle jo pa panik.Mendohet qe ngjarja eshte thjesht nje shaka e nxenesve per te shmangur zhvillimin e mesimit gjithsesi policia vijon me hetimet dhe marrjen ne pyetje te drejtuesve te shkolles dhe stafit te saj per zbardhjen e plote te rrethanave.