U kishte para borxh rrembejne 29-vjecarin dhe e lirojne pas dy oresh
29-vjecari Ervin Llozhi pronar i nje biznesi ne Tirane nuk ka pranuar te beje denoncim per personat qe e rrembyen
Nje 29-vjecar u rrembye ne kryeqytet diten e djeshme. Pas hetimeve te kryera policia zbuloi se personi i rrembyer ishte Ervin Llozhi 29 vjec. Por 29-vjecari u lirua pas dy oresh. Ngjarja ndodhi ne afersi te vendit te quajtur Kafja e Rremes ne kryeqytet. Rrembimi ndodhi ores 1715 ndaj njerezit qe e pane skenen lajmeruan menjehere policine. Alarmi dhe organizimi i forcave te policise duket se kane trembur rrembyesit pasi pengmarresit e kane liruar 29-vjecarin pas presionit te policise. 29-vjecari eshte identifikuar pasi ne komisariatin numer 4 ne kryeqytet eshte paraqitur per te bere denoncim mamaja e tij. Nderkohe edhe pas marrjes ne pyetje Llozhi ka refuzuar te jape shpjegime te metejshme per kete ngjarje dhe nuk ka bere kallezim penal per autoret. Policia e Tiranes konfirmoi se ngjarja ndodhi per shkak te mosmarreveshjeve mes paleve ne lidhje me nje borxh te pashlyer. Nderkohe nuk behet i ditur as identiteti i autoreve te ngjarjes. Mesohet se 29-vjecari eshte pronar i nje biznesi ne Tirane.
Ngjarja
Diten e djeshme Policia mori informacione per futjen me dhune te nje personi ne nje makine tip Volksvagen. Skena u zhvillua ne sy te shume njerezve te rastesishem rreth ores 1715 ne periferi te Tiranes. Deshmitaret ne vendngjarje lajmeruan menjehere policine e rajonit nr. 4 per pengmarrje personi. Ka qene nje telefonate ne sallen operative ne Drejtorine e Policise se Tiranes qe njoftoi se nje person eshte futur me dhune ne nje makine. Me pas denoncimi u be nga nena e Ervin Llozhit. Sipas te emes se Ervinit dy persona kane qene prane baneses se te birit dhe jane perplasur mes tyre per arsye qe ajo nuk i ka te qarta. Strukturat e policise u vune menjehere ne levizje per te zbuluar vendndodhjen e makines. Tri komisariate te policise zhvilluan operacionin ne terren per te lokalizuar te dyshuarit e ketij rrembimi. Pak ore pas rrembimit identitetin e personit te rrembyer e ka treguar vete e ema e tij e cila i eshte drejtuar dyerve te komisariatit per te bere denoncimin e zhdukjes se te shoqit. Pasi eshte marre ne pyetje e ema nga deshmia e saj policia ngriti edhe pistat e hetimit. Gruaja qe ka bere denoncimin ka pohuar se personi i rrembyer ishte Ervin Llozhi 29 vjec. Sipas deshmise 29-vjecari ishe pronar i nje biznesi ne kryeqytet. Pasi ka marre informacionet e nevojshme policia eshte vene ne kerkim te 29-vjecarit. Por pak ore me vone rreth ores 1830 rrembyesit e kane lene te lire Llozhin. Pasi eshte liruar nga rrembyesit 29-vjecari eshte marre ne pyetje per te deshmuar bene lidhje me ngjarjen dhe per te bere denoncimin e autoreve qe jane persona te njohur per te. 29-vjecari ka pohuar se u konfliktua fizikisht me 2 persona per shkak te mosmarreveshjeve ne lidhje me nje borxh dhe me pas keta te fundit e kane futur me dhune ne makine. Por 29-vjecari ka mohuar te denoncoje rrembyesit dhe nuk ka dhene asnje detaj me teper lidhur me ngjarjen. Madje sipas policise ai ka mohuar te beje te ditur edhe identitetin e personave qe e rrembyen.