E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Ahmetaj: Kriza, 100 mijë vende pune më pak

Deputeti socialist Arben Ahmetaj denoncoi gjate konference per shtyp humbjen e 100 mije vendeve te punes ne te gjithe Shqiperine per pak muaj sic tha ai.

"Ne bujqesi ne muajt e fundit te vitit 2009 jane humbur 73 mije vende pune, nderkohe Berisha mburret me investimet ne bujqesi. A e dini se sa ka investuar qeveria Berisha ne vitin 2010 ne buqjesi? Vetem 1.5 euro ne muaj per te punesuar. Nderkohe INSTAT dhe pushteti deklarojne rritje duke krahasuar nje vit krize me nje vit tjeter te krizes", tha Arben Ahmetaj, deputet i PS-se.

Ne deklaraten e tij Ahmetaj cilësoi fajtore qeverine e koalicionit PD-LSI, ndersa kujtoi premtimet e dhena me pare. "Pushteti PD-LSI megjithese kishte premtuar krijimin e vendeve te reja te punes, sot eshte shkaktare e drejt per drejte e humbjes se me shume se 100 mije vendeve te punes ne sektore te ndryshem", vijoi ai.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›