Seanca për Kosovën në KS, refuzohet kërkesa e Hysenit

Skender Hyseni nuk do te flase si Minister i Jashtem i Kosoves ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Kerkesa e tij u hodh poshte nga Rusia, e cila eshte edhe drejtuesja e radhes ne kete keshill. Ky lajm eshte konfirmuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”. Nderkohe qe edhe me pare diplomacia kosovare nuk ka mundur ta thoje fjalen e saj me statusin zyrtar. Megjithate debatet ne mbledhjen e sotme pritet te jene te forta edhe per shkak te nje pjesemarrjeje te larte prej 40 vendesh.
Kjo seancë e jashtëzakonshme për Kosovën, u thirr nga Rusia menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së shtetit të ri. Dje ministri Hyseni ne nje takim me Ban Ki-Moon ne New York. kërkoi zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se kjo kerkese nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili ka kryer një mision të mirë në Kosovë, por mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas dhenes se mendimit të Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Alsat Azhornuar së fundi ( e martë , 03 gusht 2010 )