Aksidentet më të shumta të martave dhe të premteve
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të martave kanë ndodhur 297 aksidente, ndërsa të premteve 291. Ndërkaq, muaji maj është muaji ku kanë ndodhur më shumë fatkeqësi, 425. Sipas astrologëve kjo ka ngjarë për shkak të ndikimit të planetëve Mars dhe Venera.
“E marta është ditë e planetit Mars dhe për shkak të vozitjes së shpejtë ndodhin aksidentet. Të premten vetëm kur Venera është retrograde dhe jo kur është në lëvizje. Në ato momente njerëzit janë të menduar dhe të mërzitur, pra ajo është arsyeja e fatkeqësisë”, sqarojnë astrologët.
Sipas bestynive të ndryshme e marta dhe e premtja janë ditë tersi dhe shpesh herë njerëzit i lidhin fatkeqësitë me këto dy ditë. Ndërkaq, sipas besimit islam, të gjitha ditët janë ditë të Zotit dhe ato janë të njëjta. “Mund të jetë rastësi, ajo që shumica e aksidenteve ka ndodhur të martën dhe të premten. Nëse ato aksidente kanë ndodhur në Shkup, atëherë ato mund të lidhen me atë se e marta dhe e premtja janë ditë pazari dhe ka më shumë komunikacion”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame, duke theksuar se e premtja është ditë feste, e jo ditë fatkeqësie.
Sipas të dhënave të MPB-së 61 persona kanë vdekur, ndërsa 2 873 janë lënduar nga aksidentet automobilistike që kanë ndodhur gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në Maqedoni. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni për 181 ditë kanë ndodhur 1895 aksidente. lajm