Vrasja e ish-agjentit, shkon në 4 nr i të arrestuarve
Përveç arrestimit të Armand Llakaj 33 vjeç dhe Arben Jaçe 28 vjeç, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, Mariys Tafa dhe Shkëlzen Shkrepi. Sipas policisë personat e arrestuar dyshohen se mëngjesin e 22 korrikut ekzekutuan me armë zjarri tip kallashnikov pranë shtëpisë ish-agjentin e antidrogës Rolad Rexhepi 42 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”.
Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për shtetasit Llakaj dhe Jaçe. Në përfundim të procesit gjyqësore në caktimin e masës së sigurisë u hodhën poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës, të cilët pretenduan se dy të akuzuarit kanë qenë në kryeqytet ditën që ka ndodhur vrasja.