E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Fati të pagjeturve, brengë për qeverinë e Kosovës

“Lajmi për Smajl Manajn është lajm i dhimbshëm për të gjithë qytetarët e Klinës”, theksoi Kuçi dhe premtoi se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të zbardhet fati i të pagjeturve.

 "Klina paguajti shtrenjtë çmimin e lirisë, por unë ju them këtu se të gjitha brengat e familjarëve të të pagjeturëve janë brengë edhe të qeverisë së Kosovës. Jam i bindur se nga ky moment mortor, familja Manaj do të jetë edhe më e fortë dhe ky moment i rëndë do të shërbejë si motiv i shtetndërtimit të Republikës së Kosovës", tha Kuçi.

Për jetën dhe veprën e Smajl Manajt foli Fadil Gashi, kryetar i degës së LDK-së në Klinë. Ndërkaq në emër të familjes Manaj të pranishmit i falenderoi për pjesëmarrje në ceremonitë mortore zv.kryeministri Ramë Manaj, vëllai i të ndjerit. Familja Manaj ka edhe anëtarë të tjerë të zhdukur gjatë luftës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›