E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, ne 24 ore 2 te vdekur e 9 te plagosur

Dy te vdekur dhe nente te plagosur eshte bilanci i aksidenteve te ndodhur ne rruget e vendit gjate 24 oreve te fundit. Shkaqet e ketyre aksidenteve kane qene shpejtesia e madhe e makinave si dhe pijet alkoolike. Aksidenti i pare ka ndodhur ne Elbasan, ne rrugen qe te con drejt Metalurgjiku, ku kane mbetur te plagosur dy te rinj. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne rrugen kombetare Lezhe-Tirane, kur autobusi qe po vinte nga Shkodra, eshte permbysur dhe ka sjelle viktimen e pare. Aksidenti i trete ndodhi ne Mamurras ne oret e mengjesit ku ka humbur jeten Dali Duka. Aksidenti i katert qe ka rritur dhe numrin e te plagosurve ka ndodhur ne rrugen Lezhe -Lac.

ELBASAN

Aksidenti i pare ka ndodhur ne rrugen mes Elbasanit dhe Kombinatit Metalurgjik. Dy makina jane perplasur balle per balle, por fatmiresisht pa viktima. Ne keto makina udhetonin disa te rinj, maturante. Ka qene ora 05:30 minuta kur makinat te dyja tip “Benz”, jane perplasur duke sjelle dy te plagosur. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur menjehere policia lokale, e cila ka nisur hetimet. Sipas te dhenave perplasja mes dy mjeteve ka ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe qe udhetonin ato.

LEZHE

Nje i vdekur dhe 6 te plagosur eshte bilanci perfundimtare i aksidentit te djeshem qe ndodhi ne oret e para te mengjesit ne fshatin Mabe te Lezhes. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur se ngjarja ndodhi rreth ores 08:30 te mengjesit, ku autobusi i linjes Shkoder-Tirane me targe TR 6408 J eshte permbysur dhe ka perfunduar ne kanal, pasi por mundohej te shmangte perplasjen me nje motociklete, qe ne menyre te papritur dhe pa sinjal ka tentuar te parakaloje autobusit. Policia tha se, “motocikleta i ka nderprere rrugen autobusit dhe me gjithe perpjekjet per shmangur perplasjen, autobusi ka devijuar nga rruga duke rene ne nje kanal. Per pasoje menjehere ka gjetur vdekjen drejtuesi i motocikletes Dashamir Medja, 40 vjec. Te plagosur kane ngelur dhe gjashte pasagjere qe udhetonin me autobusin. I plagosur ka mbetur edhe djali i viktimes Dashamir Meja, i cili udhetonte me te atin. Aksidenti sipas policise ka ndodhur si pasoje e prerjes se menjehershme te rruges nga motocikleta.

MAMURRAS

Ka qene duke ecur ne fshatin Droje te Mamurrasit, por papritur ka rene ne lumin Droje, 40-vjecari nga Mamurrasi, Dali Duka. Familjare te tij jane hedhur per ta shpetuar duke arritur ta nxjerrin nga rrjedha e lumit. Duka, babai i tre femijeve, nuk ka mundur te mbijetoje duke gjetur vdekjen rruges per ne spitalin e Lacit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe thane ne, se 40- vjecari Duka ka rene aksidentalisht ne lume duke humbur jeten.

LAC

Nje person eshte plagosur rende pas nje aksidenti ne rrugen Lezhe-Lac. Nje makine tip “Audi” qe drejtohej nga Pajazit Pajaziti ka goditur nje kalimtar, te paidentifikuar ende, qe ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Shoferi me pasaporte zvicerane, ishte duke udhetuar me makine drejt Tiranes. Policia ka mberritur ne vendngjarje per te percaktuar shkaqet e aksidentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›