Leonora Jakupi vlereson adhuruesit e saj
E veshur shume thjesht dhe me natyren e saj te qete, kengetarja Leonora Jakupi eshte prezantuar perpara pak ditesh ne “Top Koha Music”. Por ndersa ka shkuar per te qene pjese e emisionit, ajo eshte befasuar nga takimi me nje adhuruese te saj. Ka qene ky, nje takim i mundesuar nga “Top Koha Music”. Duke qene se kengetarja ka fansa te shumte, jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi e diaspore njera prej tyre kishte menduar nje surprize te vecante per Leonoren. Ajo i ka dhuruar kengetares nje album me fotografi te ndryshme te Leonores, te grumbulluara ne vite. Dhe sigurisht kengetarja e ndjere e vleresuar nga ky fakt, nuk ka ngurruar ta ktheje dhuraten, nje Cd me kenget e saj dhe me nje mbishkrim. Gjate emisionit radiofonik, Leonora ka dhene informacione te ndryshme rreth karrieres dhe projekteve muzikore, por eshte treguar e rezervuar ne lidhje me jeten e saj private.