E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet ne Fier dy te vdekur dhe tre te plagosur

E diela ka pasur bilanc tragjik ne rrethin e Fierit. Nje aksident eshte shenuar rreth ores 1700 ne rrugen nacionale Fier - Ballsh ne afersi te fshatit Dukas. Automjeti tip Audi me targa gjermane LU 0428 qe drejtohej nga 23-vjecari Remzi Malaj ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanalin anesor te rruges. Si pasoje e goditjes dhe batimit te mjetit ne momentet e manovrimit drejtuesi ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa dy familjaret e tij babai Kujtim dhe motra 10-vjecare qe udhetonin me te jane plagosur. Ata jane derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Fieri. Familja Malaj banon ne fshatin Ngracan te rrethit Ballsh dhe pas nje vizite tek disa te aferm ishte duke u kthyer per ne fshat.

Lushnje
Nje cift bashkeshortesh jane bere pre e nje aksidenti rrugor. Bashkeshorti ka gjetur vdekjen ndersa bashkeshortja e tij eshte aksidentuar rende. Policia ka vene ne pranga autorin e aksidentit nen akuzen shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Ka qene ora 1840 kur bashkeshortet Vangjel dhe Rita Muzaka perkatesisht 70 dhe 67 vjec kane qene duke ecur ne unazen e qytetit te Lushnjes prane Fabrikes se Miellit. Ne momentin qe ata do te kalonin ne anen tjeter te rruges jane perplasur nga nje mjet qe vinte nga rruga nacionale ne drejtim te tyre. Automjeti tip Benz me targe LU02 77 C drejtohej nga 50-vjecari Qani Shera banues ne Lushnje. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar ne moment dhe u ka dhene ndihmen e pare te moshuarve duke i derguar ata ne spital por per fat te keq bashkeshorti nuk ka mundur te mbijetoje ndersa 67-vjecarja ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.
Policia e cila shkoi menjehere ne vendin e aksidentit ka ndaluar drejtuesin e mjetit per zbardhjen e rrethanave dhe me pas e ka prangosur ate nen akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Edhe pse bashkeshortet kane qene ne mes te rruges ne momentin e aksidentit sipas policise nese mjeti do te kishte shpejtesi brenda normave te lejuara do te linte mundesi manovrimi per shmangien e ketij aksidenti tragjik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›