Ushtaraket Lista e perfituesve te pensionit suplementar
TIRAN- Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka pergatitur listen e dyte te ish-ushtarakeve te cileve iu eshte rillogaritur pensioni dhe tashme duhet te paraqiten per ta marre ate. Lista permban 46 emra te rinj.
Ne ISSH kane mberritur perllogaritjet e reja nga institucionet perkatese si Ministria e Mbrojtjes Ministria e Brendshme SHISH-i etj dhe menjehere jane kryer procedurat dhe eshte bere perllogaritja e sakte e pensionit.
Deri me tani eshte kryer rillogaritja per 172 ish-ushtarake. ISSH ka vijuar te lidhe perfitimin brenda 48 oreve nga ardhja e dokumentacionit. Sipas burimeve te ketij institucioni e njejta procedure do te ndiqet per te gjithe aplikuesit dhe brenda nje kohe shume te shkurter do te perpilohet lista e te gjithe atyre qe do perfitojne pension.
Pensionet e ushtarakeve njohen nje ulje te ndjeshme pak muaj me pare pas nje vendimi te qeverise. Skema qe perdori qeveria per uljen e pensioneve suplementare kishte te bente me perllogaritjen e pages referuese e cila eshte nje nder perberesit kryesore te perllogaritjes se mases se perfitimit per ushtaraket.
Ekzekutivi kreu perllogaritjen e mases se perfitimit per ushtaraket policet punonjesit e gardes etj. duke marre per baze nje page referuese neto nga e cila jane zbritur te gjitha detyrimet qe kane te bejne me pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore tatimin mbi te ardhurat personale.
Madje para se te merret per perllogaritjen e pensionit te ushtarakeve nga paga referuese do te zbriten edhe kontributet suplementare. Paga referuese neto eshte paga qe rezulton pas zbritjes nga paga referuese te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor plus tatimin mbi te ardhurat personale plus kontributin suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga - citohet ne Aktin Normativ te qeverise qe u miratua ne Kuvend me 24 dhjetor 2010.