Aksidentet, nje i vdekur e 2 te plagosur
Nje person ka gjetur vdekjen, ndersa dy te tjere jane plagosur ne tre aksidente automobilistike, qe kane ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne rruget e Durresit. Policia tha se Vildan Mati, 48 vjec, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u perplasur me murin rrethues te nje distributori karburantesh. Viktima udhetonte me nje veture tip "Benz 190", me targa TR 7510 H. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 18:30 ne aksin rrugor Durres-Tirane, ne rrugen e vjeter kombetare, prane vendit te quajtur "Kryqezimi i Pjezes". Viktima eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Durresit. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se vdekja e tij kishte qene e menjehershme dhe nuk u kishte dhene mundesi per nderhyrje te specializuar mjekesore. Ndersa nje 36-vjecare eshte aksidentuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne sektorin "Hekurudha" te plazhit te Durresit. Gruaja me iniciale L.D., banore e lagjes, tregoi se eshte perplasur nga nje fuoristrade ngjyre gri, me targa te kryeqytetit, e cila nuk ndaloi per t'i dhene ndihme. Nje tjeter viktime eshte regjistruar pak metra me tutje, ne vendin e quajtur "Rrota e kuqe", ku mbeti e plagosur nje 19-vjecare me iniciale J.O. Policia filloi procedimin penal ne gjendje te lire ndaj 57-vjecarit Ruzhdi Lacaj, drejtuesit te automjetit tip "Benz E 270 CDI", me targa BR 063 MM.
K. Jaupaj
K. Jaupaj