E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetareve, rezolute per te drejtat

Durres - Ne kuader te aktiviteteve te shpallura nga Unioni i Gazetareve te Shqiperise, ne "Vitin e Solidaritetit per Vetveten", ky organizem ka apeluar dje ne Durres per permiresimin e statusit te gazetareve dhe reportereve ne gjithe vendin. Ne takimin e deges se ketij Unioni ne qytetin e Durresit u shpreh mbeshtetja per UGSH, per perpjekjet e tij per rritjen e pagave ne kete sektor dhe rregullsine e tyre, per luften ndaj informalitetit ne media, duke degjuar edhe pretendimet e gazetareve dhe reportereve. Dega e krijuar rreth 2 muaj me pare tashme ka nje rrjet prej 24 anetaresh me shtrirje edhe ne Kavaje e Kruje. Takimi ka dale me nje rezolute, ku kerkohet respektimi i te drejtave te gazetareve ne mbare vendin.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›