E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armembajtje pa leje, kapen 2 te rinj

FIER - Policia e Fierit ndaloi te shtunen pasdite dy te rinj, pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesat e tyre u gjeten dy automatike dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh, qe mbaheshin pa leje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit thane dje se ne prangat e policise kane rene Ilirjan Petani, 30 vjec, nga Fieri dhe Ilirjan Xhaferri, 32 vjec, nga Patosi. Policia nuk beri te ditura detaje lidhur me kete rast, por saktesoi se ne banesat e tyre u sekuestruan dy automatike dhe 160 cope fisheke gjithsej. Dy te rinjte jane derguar ne dhomat e paraburgimit, ne pritje per te dale perpara togave te zeza te Gjykates se Rrethit te Fierit, e cila do te vendose per masen e sigurise.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›