E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, policia gati per emigrantet

Artan Cena

Hapja e sezonit turistik ne vend, ka bere qe ministri i Brendshem, Bujar Nishani, te zhvilloje nje dite me pare, nje takim me drejtuesit e policise rrugore te te gjitha qarqeve, si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Takimi eshte zhvilluar nje dite me pare ne polici, ku ministri ka terhequr vemendjen per kontrollin dhe menaxhimin e trafikut me rastin e ardhjes se emigranteve, per shkak te sezonit te pushimeve verore. Gjate takimit, ministri i Brendshem ka deklaruar se per vitin 2007, "nuk dua te ndalem te sukseset dhe rezultatet e mira, edhe pse ka shume te tille. Viti i kaluar ishte shume problematik dhe nuk dua t'i shmangemi realitetit te hidhur me problemet e infrastruktures apo edhe ato te njerezve. Prandaj, kam kerkuar qe viti 2007 te arkivohet. Gjate ketij viti kerkoi nje reagim ndryshe. Absolutisht, ekzistojne te gjitha mundesite per nje situate shume te ndryshme, por ashtu kapacitetet profesionale per menaxhim me te mire, per realitet te ndryshem", ka theksuar ministri i Brendshem.

Gjate takimit te zhvilluar diten e djeshme, ministri ka deklaruar se, "meqenese ky tremujor i pare i vitit 2008 rezultoi me i mire se tremujoret e pare te viteve 2007 e 2006, qofte ne numrin e aksidenteve apo te aksidentuarve, nuk do te tolerojme asnje perkeqesim te kesaj situate. Keto dite fillon nje periudhe ndryshe nga ajo e meparshmja, fillon sezoni turistik, ku kerkohet nje pune e madhe nga ju, pasi do te rritet edhe fluksi i automjeteve qe qarkullojne ne vend". Nishani theksoi gjithashtu se strukturat e policise rrugore jane ne vemendje te Ministrise se Brendshme. "E di qe kjo eshte nje nder detyrat me te veshtira, sepse kerkon nje komunikim 24 ore me qytetaret, te cilet i perkasin niveleve te ndryshme, si nga formimi intelektual, po ashtu edhe nga gjendja emocionale. Kerkojme nga ju te ruhet balanca e komunikimit me qytetaret, te cilet jane ne kushte normale dhe jonormale. Te mblidhen strukturat dhe te operohet mbi bazen e nje agresiviteti pozitiv", deklaroi Nishani.

Ndryshimet ne Kodin Rrugor, sipas ministrit, jane bere per te perforcuar masat administrative. "Jemi duke punuar per ndryshime ne masat administrative qe parashikon Kodi Rrugor, me qellim per te parandaluar sado te jete e mundur aksidentet dhe te shpetojme jete njerezish". Ne fund, ministri i Brendshem shtoi se "theksi duhet vene ne respektimin e kesaj forme te re organizimi qe kemi marre persiper, te ndertojme ne baze te nje modeli ndryshe, per te cilin ka nevoje ky vend. Nuk kemi zgjedhje alternativash, Shqiperia duhet te ece me kohen sipas tendencave te reja".

Viti 2007, ne 11 muaj 351 te vdekur

Viti qe kemi lene pas ka nje bilanc tragjik per sa ai i perket aksidenteve rrugore. Gjate muajve te 2007 jane shenuar 351 viktima dhe po kaq te plagosur rende. Dhe sigurisht qe rekordin tragjik te ketij bilanci e mban segmenti rrugor qe lidh Tiranen me Lezhen. Te pakten 160 persona eshte numri i viktimave ne 390 aksidentet e ndodhura pergjate ketij viti, ne kete aks. Ne Shqiperi, ne menyre paradoksale shtimi i kilometrave te shtruar ka rritur dhe numrin e aksidenteve. Kemi me shume kilometra rruge te shtruara se ne vitin 2006 por dhe te pakten 95 viktima me shume se 1 vit me pare. Kampione ne numrin e aksidenteve eshte Tirana, ku kane ndodhur 352 te tilla me 69 te vdekur. Me pas vjen qyteti i Durresit, me 114 aksidente, por me 24 te vdekur. Ne radhe jane Elbasani me 95 aksidente, Shkodra me 86 aksidente dhe 35 te vdekur, Lushnja me 52 aksidente dhe 17 te vdekur, Lezha 46 aksidente dhe me 19 te vdekur. Me nga 1 aksident jane disa rrethe, ku dhe viktimat jane te rralla. Specialistet thone se edhe rritja e numrit te makinave dhe rruget e shtruara larg standardeve te sigurise rrugore jane elemente qe ndikojne ne kete bilanc negativ.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›