E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet shkaktojne shtate viktima mes tyre tre femije

QARKULLIMI/ Gjate 24-oreshit te fundit aksidentet kane qene tragjike. Dy motra dhe nje vella kane humbur jeten ndersa babai ndodhet ne gjendje te rende. Ne Peqin perplasja e mjeteve shkaktoi tre te vdekur


Riperseritet vetem brenda pak javesh tragjedia e humbjes se jetes kolektivisht nga femijet e vegjel. Ngjarja ka ndodhur ne te njejtin qark ate te Durresit dhe ne linje ajrore nga Sukthi ku paten humbur jeten nga zjarri 4 vogelushe deri ne afersi te fshatit Gramze te Krujes distanca nuk eshte me shume se 5 km.


Ketu ne kete distance tragjedia eshte riperseritur thuajse me te njejtin intensitet pasi nga nje manovrim i gabuar i mjetit ku udhetonin ka ndodhur nje perplasje e forte ne autostrade dhe mjeti ku udhetonin vogelushet me prindin e tyre ka fluturuar ne ane te rruges dhe tronditja e madhe u ka marre jeten te tre femijeve qe po ktheheshin nga shtepia e dajes se tyre qe banonte ne fshatin Borizane te Krujes.


Atje kishin festuar se bashku naten e Krishtlindjeve. Pas perplasjes se dy mjeteve pak minuta pas kapercimit te mesnates 2 motrat Kola dhe vellai i tyre kane humbur jeten tragjikisht. Viktimat jane sipas njoftimit te policise femijet Griselda Kola 6 vjec Gerald Kola 9 vjec dhe Violeta Kola 12 vjec. Babai i tyre Anton Kola i cili ishte ne timonin e makines kur ndodhi trgjedia me moshe rreth 40 vjee ndodhet ne gjendje teper te rende ne Spital Ushtarak ne Tirane.


Sipas informacionit te dhene nga te afermit familja Kola nga fshati Kadijas ne afersi te Fabrikes se imentos po kthehej nga nje darke Krishtlindjesh ne fshatin e dajave te tyre Borizane kur automjeti me te cilen ata udhetonin nje makine tip Golf 2 me targa KR 34602 eshte perplasur me nje makine tjeter tip Golf 4 me targa te huaja BG 986 DL e cila drejtohej nga nje 27-vjecar nga Mamurrasi.


Pas perplasjes ne vendngjarje kane ndaluar makina te rastit dhe policia te cilet u kane ofruar ndihme dhe i kane nisur per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Sipas burimeve te informacionit nga fshati i viktimave 2 femijet me te vegjel 6-vjecarja Griselda dhe 9-vjecari Geraldi kane e humbur jeten gjate rruges ndersa kur kane arritur ne spital ka humbur jeten edhe 12-vjecarja Viola. Aksidenti i rende ka ndodhur ne kryqezimin e rrugeve te Gramzes me superstraden.


Sipas grupit hetimor ne vendngjarje shkak i aksidentit ka qene manovra e gabuar e automjetit me te cilin udhetonin tre femijet. Policia ka shoqeruar drejtuesin e automjetit tjeter 27-vjecarin Mark Marku nga Mamurrasi deri ne sqarimin perfundimtar te rrethanave te ndodhjes se ketij aksidenti te rende.


Ai sipas burimeve te pakonfirmuara ka deklaruar se mjeti i kishte prere rrugen ne kohen qe po ecte drejt ne rruge dhe dalja papritur e tij para nuk i ka dhene as mundesine qe te frenonte.


Nderkohe rritja e fluksit ka rritur proporcionalisht edhe mundesine potenciale te shtimit te aksidenteve ne qarkun e Durresit si nje nder portat hyrese me te medha ne vend nepermjet Portit dhe Rinasit dhe si vend kryqezimi te rrugeve te Veriut e Jugut te vendit si dhe te lidhjeve mes Shqiperise dhe Kosoves e Maqedonise. Nje aksident me plagosje te nje femije 8 vjece ka derguar ne arrest shoferin Sh.Kabashi 32 vjec nga Durresi.


Sipas policise arrestimi i tij u be pasi ne aksin rrugor Plepa-Shkozet duke drejtuar autoveturen tip Toyota me targa BJ 04HHZ ka perplasur kembesoren V.P. 8 vjece nxenese e klases se dyte e cila eshte derguar menjehere ne Spitalin e Durresit nga drejtuesi i mjetit dhe aktualisht ndodhet ne Repartin e Reanimacionit ne gjendje te rende shendetesore. Nderkohe sipas statistikave te policise jane gjobitur rreth 270 drejtues mjetesh si dhe jane bllokuar 5 makina.


Peqin shpejtesia shkakton disa te vdekur


Dy makina me targa greke jane perplasur pasditen e djeshme duke shenuar tre viktima si dhe disa te plagosur. Automjetet tip Opel dhe Volksvagen jane perplasur perballe nje karburanti ne Peqin. Mesohet se automjeti tip Opel vinte nga Elbasani ndersa Volksvagen-i nga Rrogozhina.


Dyshohet se drejtuesi i Volksvagen-it ka qene jashte korsise se vet dhe ndersa tentonte te hynte ne korsine e tij ka goditur ne pjesen anesore mjetin tjeter. Shkak per aksidentin ka qene edhe shpejtesia shume e larte me te cilen po leviznin mjetet.


Perplasja ka qene shume e forte saqe mjetet jane demtuar plotesisht nderkohe qe kane gjetur vdekjen tre vete dhe disa jane plagosur. Shoferi i Volksvagenit mesohet se ka gjetur vdekjen rruges per ne spital.


Perplaset per vdekje kalimtarja


Nje tjeter viktime e aksidenteve rrugore i eshte shtuar listes se personave qe kane humbur jeten ne qarkun e Gjirokastres gjate ketij viti. Nje 50-vjecare humbi jeten mbremjen e se dieles ne rrugen kombetare Tepelene-Gjirokaster prane Ures se Leklit 1 km larg stabilimentit te Ujit te Ftohte.


Ngjarja ndodhi rreth ores 1830. Shtetesja Eli Merko me banim ne Kelcyre ne rrethin e Permetit ndersa po kalonte nga njera ane e rruges ne tjetren eshte perplasur per vdekje nga automjeti tip Hyndai me targa TR 1781 T i drejtuar nga Kosta Lapa nga Saranda por me banim ne Tirane eshte shprehur zedhenesi i Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres Gentian Mullai.


Te njejtat burime kane pohuar se drejtuesi i automjetit eshte ndaluar dhe nje procedure hetimore ka nisur per zbardhjen e ketij aksidenti. Ky eshte aksidenti i shtate i rende i shenuar gjate ketij viti ne qarkun e Gjirokastres me 13 viktima 6 prej te cileve ne rruget nacionale dhe 7 ne rruget rurale.Vetem gjate dy javeve te fundit kane humbur jeten 4 persona.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›