Trafiku i pistoletave nje malazez nen akuze kosovari ne kerkim

Prokuroria mbylli hetimin per shqiptaro- malazezin Nazim Ljikovic i arrestruar ne Shkoder me 10 pistoleta ne janar 2010
Pistoletat u fshehen ne veturen e te arrestuarit nga miku i tij kosovar ne Mitrovice
TIRAN- Perfundon ne gjyq dosja penale ne ngarkim te malazezit Nazim Ljikovic pasi nga hetimet e Prokurorise per Krime te Renda ka rezultuar se 32-vjecari ka trafikuar nga Kosova ne Mal te Zi dhe me pas ne Shqiperi 10 pistoleta te tipit Ekol Special 99 dhe 2 100 euro false.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ku sipas prokurorit te ceshtjes Behar Dibra i pandehuri malazezas ka konsumuar veprat penale te trafikimit te armeve luftarake dhe falsifikimit te monedhave te dyja keto vepra ne bashkepunim. Sipas kerkeses per gjykim i pandehuri Ljikovic u arrestua nga policia e Shkodres me 21 janar 2010 ne qender te qytetit ndersa udhetonte me nje veture nga Mali i Zi.
Gjate kontrollit ne makinen e tij u gjeten dhe u sekuestruan 10 arme zjarri pistoleta te trafikuara dhe 42 kartemonedha te prerjes 50-euroshe false. I pandehuri Nazim Ljikovic eshte takuar me nje kosovar me inicialet B.A. nga Drenica e Kosoves me 19 janar 2010 ne Kraje te Malit te Zi. Te dy ata e kishin lene te takoheshin ne Shkoder.
Ljikovic 32 vjec kishte hyre ne Shqiperi nepermjet pikes se kalimit kufitar te Muriqanit ndersa bashkepunetori i tij kosovar ne te njejten kohe kaloi ilegalisht ne Shqiperi nga mali i fshatit Zogaj i Tropojes. Ata u takuan ne nje lokal ne qytetin e Shkodres ku biseduan qe shqiptaro-malazezi te sillte 2 pistoleta.
Si shperblim per kete i pandehuri do te perfitonte 100 euro dhe disa riparimeve qe do t i benin vetures se tij te markes VOLKSAGEN Golf I me targa BR AJ 011. Pasi kane rene dakord u larguam sipas te nejtit intinerar sic kishin ardhur nga Shqiperi. Me pas ata u takuan ne Kraje te Malit te Zi dhe te dy ata udhetuan per ne Mitrovice. Atje i akuzuari jua dha veturen e tij disa shokeve te bashkepunetorit te tij. Ata pas disa oresh ia sollen te riparuar ndersa me armet ia kishin fshehur ne v eture ne pjesen e modifikuar.
Me 21 janar 2010 i pandehuri me 2100 eurot e falsifikuara me vete u nis me veturen e tij per ne Malin e Zi me pas ai kaloi kufirin drejt Shqiperise. Ne Shkoder ai duhej te shkonte ne lokalin ku ishte takuar me kosovarin B.A ku duhej te pritesin e pistoletave-thote prokuroria ne kerkesen e saj per gjykim.
Po ate dite Ljikovic kaloi nga Kosova ne Mal te Zi e me pas nepermjet pikes kufitare te Hanit te Hotit hyri ne Shqiperi e me pas mberriti ne Shkoder tek lokali ku do takonte pritesin e pistoletave.
Ne lokal priti pak kohe por pritesi nuk mberiti. Rreth ores 1530 policia ndaloi ne sheshin perball Radio Shkodra veturen e markes Golf 1 ngjyre vishnje me targa BR AJ 011 me te cilen udhetonte Ljikovic. Me pas ai u shoqerua ne policine e Shkodres dhe gjate kontrollit te imtesishem policia gjeti 10 arme zjarri pistoleta.
Ato ishin fshehur ne deren e pasme te vetures ne krahun e shoferit te mbeshtjella me natriban transparent. Gjate kontrollit fizik te te pandehurit iu gjeten 2100 euro kartemonedha te prerjes 50 euroshe qe reulzuan false- tha prokurori ne kerkesen per gjykim e dorezuar ne gjykate. Me cilesine e deshmitareve te akuzes pese persona punonjes te policise dhe lokalit ku i pandehuri priste pritesin e pistoletave.
I pandehuri
Nazim Ljikovic 32 vjec eshte nga Kraja e Malit te Zi me kombesi shqiptare dhe shtetesi malazeze. Sipas prokurorise ai eshte i martuar me tre femije dhe u arrestua me 21 janar te vitit te kaluar. Ljikovic u hetua nen masen e sigurise arrest me burg pasi akuzohet per trafikim armesh e kryer ne bashkepunim dhe falsifikimit te monedhave e kryer ne bashkepunim.