E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti 9 te vdekur. Policia Shoferi humbi kontrollin e autobusit

UPDATE- 11 54/ Policia e Shtetit ka njoftuar se nga te dhenat e para hetimore dhe ekspertiza e bere ne vendin e aksidentit shkak per tragjedine ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit e autobusit.

Gjate nje konference per shtyp dhene ne mesdite zedhenesja e policise se Shtetit ka konfirmuar se nga aksidenti i Ballshit kane mbetur 9 viktima te gjithe te identifikuar nderkohe qe 4 persona ndodhen ne gjendje te rende.

Nga kontrolli autoteknik i mjetit rezuloi se Sistemi teknik ishte ne gjendje te rregullt teknike Matesi i shpejtesise funksional dhe shpejtesia ne kohen e aksidentit ka qene 60 km/ore Frenimi i rregullt Gomat te rregullta dhe te pademtuara- tha zedhenesja duke shtuar se rruga ne vendin e aksidentit ka gjeresi 6.4 meter.

Sipas saj nga kontrolli i bere drejtuesi i mjetit nuk ka perdorur pije alkoolike dhe ka qene me leje drejtimi si dhe me pervoje 15 vjecare ne kete kompani.

Nga te dhenat e para shkak i aksidentit humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit- saktesojne ekspertet.



Viktimat e aksidentit

Fredi Guma nga Frakull i Vogel Lushnje
Manushaqe Bali nga Lushnja
Refotaq Bashllari nga Tirana
Dhurata Halilaj nga Laci
Marjola Guma vjec 13 nga Fieri
Nikolle Nina nga Durresi
Dallendyshe Shuli nga Lushnja
Aferdita Basha nga Laci
Karafil File 35 vjec nga Berati



Derguar ne Janine

Eduart Prenci 29 vjec
Petro Vangeli

Ne Spitalin Ushtarak
Sebie Boksiu
Luan Cela



Mes viktimave jane shenuar te rinj si dhe femije nderkohe qe shume prej te plagosurve kane perfunduar ne sallat e operacionit ne Gjirokaster Tepelene Fier e Tirane. Mes viktimave shume kane qene familjare. Shoferi i autobusit te linjes Tirane-Athine me targa greke INB 9900 i kompanise Alba Trans ishte shtetasi grek Tomas Cogas Tomas Tsogas nderkohe qe deshmitare te aksidentit bejne te ditur se ne momentin e ngjarjes drejtuesi i mjetit ishte duke folur ne telefon dhe ishte i dehur. Ndryshe nga cmendohej aksidenti ka ndodhur ne pjese te drejte te rruges pak metra pa hyre ne nje kthese
Ngjarja
Autobusi i linjes Tirane-Athine eshte nisur ne oren 1700 nga Tirana. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 1950 kohe ne te cilen drejtuesi i mjetit kishte marre te gjithe pasagjeret ne ndalesat e ndryshme te tij pergjate rruges. Shoferi ka qene i dehur si dhe duke folur ne telefon ne momentin qe mjeti ka dale nga rruga ndersa ai ka ecur drejt pa e marre kthesen. Pasagjere te autobusit kane pershkruar se u eshte dukur sikur kishin ngjitur nje mal ne kohen qe mjeti eshte rrokullisur disa here duke perfunduar ne nje humnere ne rreth 100 metra thellesi. Ndalesa ka qene me rrota perpjete teksa menjehere ne vendngjarje kane mberritur banore te zones te shokuar me ate cka kane pare. Veshtiresia ka qene e madhe jo vetem per shkak te renies ne thellesi por edhe per faktin se ora e vone si dhe moti i keq ka bere qe te ishte shume i nevojshem ndricimi aq me teper qe ky aks edhe pse kombetar nuk ka asnje ndricim pergjate nates. Forca te policise rrugore FNSH forca te RENEA-s i jane drejtuar vendit te ngjarjes dhe njekohesisht autoambulanca te shumta jane nisur nga spitalet e Fierit Tepelenes e Gjirokastres drejt vendit te ngjarjes. Ne autobus ndodheshin 49 pasagjere pervec shoferit nderkohe qe ne minutat e para te ngjarjes ende ishte frike qe te deklarohej nese kishte apo jo te vdekur.
Operacioni
Veshtiresia me e madhe ishte nxjerrja e trupave nga autobusi. Thellesia ne te cilen ka rene autobusi e ka bere te veshtire nderhyrjen. Ngjitja dhe zbritja e njerezve per ne vendin ku kishte rene autobusi eshte bere me litare nderkohe qe levizja e mjetit eshte bere me ane te dy skrepave te vena ne disposicin nga Bashkia e Memaliajt. Te plagosurit dhe te vdekurit jane transportuar me zetore deri ne momentin e daljes ne rruge nderkohe qe zetoret shoqeroheshin edhe nga nje punonjes i policise. Nxjerrja e trupave ka zgjatur qe nga ora 2030 deri ne 2328 kur ishte edhe levizja e fundit.



Deshmia Shoferi fliste me nje femer ne sediljen e pare

Todi Prifti nje nga personat qe ndodhej ne autobusin e tragjedise se mbremshme te ndodhur prane fshatit Ziaj te komunes se Fratarit tha dje per Shekullin se kishte pare nje femer te ulej prane sediljes se shoferit grek Tomas Cogas disa minuta perpara se te ndodhte tragjedia. Pikerisht veprimi i kesaj femre te cilen Prifti pohoi se nuk e njihte mendohet te jete sipas tij edhe shkaku i aksidentit me pasoja tragjike. 53-vjecari i cili udhetonte ne drejtim te Athines ishte nisur nga Fieri rrefeu per Shekullin se vajza duhej te ishte jo me teper se 30 vjece ndersa e pershkruan drejtuesin e autobusit si nje burre te shendoshe i cili sipas tij i kalonte te 55 vitet. Ai tregon se nuk mban mend se si kishte ndodhur aksidenti ndersa pohon se kishte kuptuar vetem momentin kur ata kishin prekur humneren me pas asgje. Mbaj mend vetem se vajza kishte pak kohe qe ishte ulur prane sediljes se shoferit ndersa ata bisedonin me njeri- tjetrin. Nuk e kuptova momentin se si autobusi iu drejtua humneres por me pas kuptova qe ishim duke rene ne gremine. Ishim ne lume rrefeu Prifti. Ai tregoi se kishte ndier disa persona qe i hidhnin uje ne fytyre pasi i kishte rene te fiket. Qe andej sipas pasagjerit te plagosur ate e kishin nxjerre nga gremina ne rrugen kryesore disa persona qe duhej te ishin shofere mjetesh te tjera qe kishin ndaluar aty. Te njejtin fakt se shoferi mund te jete shperqendruar nga nje femer qe ishte ulur ne sediljen prane shoferit pak perpara aksidentit e konfirmon edhe nje i plagosur tjeter i cili ndodhet ne spitalin e Fierit per te marre mjekimin pas plageve te marra ne aksidentin tragjik. Nderkaq te parat ne spitalin e Fierit kane mberritur Lorena Hoxha 6 vjece dhe nena e saj Brixhilda Hoxha 41 vjece. Gruaja rrefeu se kishin hipur ne Lushnje ne autobus nderkohe qe plaget e renda te marra ne aksident nuk i lejonin ato te flisnin me teper. Pas tyre numri i te mbijetuarve qe kane ardhur ne spitalin e Fierit ka shkuar ne 29. Gjithashtu kane mberritur trupat e gjashte vdekurve. Mes te mbijetuarve ka qene edhe shoferi i autobusit i cili eshte grek dhe gjendja e tij e rende shendetesore ka bere qe te mos jape shume detaje per policine.
Autobusi ka qene me emigrante dhe pasagjere qe udhetonte ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene me destinacion Athinen. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojne se autobusi i linjes Tirane-Athine ka qene me targa greke IBN9900 dhe drejtohej nga Tomas Cogas nga Janina. Menjehere pas lajmerimit te aksidentit ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur automjetet e policise se Ballshit dhe te Tepelenes.

Kronologjia

1700 - Autobusi niset nga Tirana
1950 - Ndodhi aksidenti
2005 - Mberrijne automjetet e para te policise ne vendin e ngjarjes
2035 - Shtate autoambulanca te Fierit i drejtohen vendit te ngjarjes. Drejt vendit ku ndodhi aksidenti u nisen edhe autoambulanca nga Tepelena e Gjirokastra. Gjithashtu u nisen forca te nderhyrjes se shpejte dhe forca te RENEA-s pervec forcave te policise kohe ne te cilen filloi edhe nxjerrja e trupave ku si fillim u deklaruan tre te vdekur si dhe shume te plagosur. Shifrat e para ishin kontradiktore.
2136 - Policia e Shtetit ne deklaraten e saj te pare per shtyp konfirmoi numrin prej gjashte viktimash teksa beri te ditur se rreth 100 forca policie ishin perqendruar ne aksionin e nxjerrjes se pasagjereve nga autobusi dhe nisjen e tyre drejt qendrave spitalore.
2328 Mbyllet operacioni i nxjerrjes se viktimave dhe te mbijetuarve nga aksidenti tragjik ne aksin kombetar Fier-Tepelene. Deri ne ate ore u konfirmuan tete te vdekur dhe 35 te plagosur ndersa jane publikuar disa nga emrat e pasagjereve. Te pranishem gjate operacionit te shpetimit kane qene dhe Minstri I Shendetesise Petrit Vasili dhe Zv.Ministri I Brendshem Avenir Peka.



Ne spitalin e Tepelenes
Brunilda Halimi 15 vjec Lac
Erina Boci 17 vjec Lushnje
Valbona Guma 15 vjec Frakull Fier
Ervin Mema 34 vjec Kavaje
Eduard Prenci 29 vjec Lushnje ne gjendje te rende
Danjela Papallaqi 34 vjec ne gjendje te rende

Ne spitalin e Gjirokastres
Majlinda Kryeziu 55 vjec nga Lushnja
Burbuqe Guma 38 vjec nga Fieri
Vjollca Goxhaj 45 vjec nga Lushnja



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›