E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mesazh ngushellimi familjeve te viktimave

TIRANE- Presidenti i Republikes Bamir Topi ka ngushelluar permes nje mesazhi familjet e viktimave qe humben jeten si pasoje e aksidentit tragjik te nje autobusi te linjes Tirane-Athine ne aksin rrugor Fier-Tepelene.


Ne keto momente te dhimbjes te thelle njerezore per humbjen e njerezve tuaj me te afert e me te dashur eshte teper e veshtire te gjenden fjalet ngushelluese per te qetesuar zemrat tuaja nga hidherimi i kesaj tragjedie- thuhet ne mesazhin e Topit.

Kreu i shtetit ka shprehur solidaritetin njerezor dhe gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave me imediate te familjareve.


Lajmi per kete aksident fatal qe shkaktoi ndarjen tragjike e te parakohshme nga jeta te familjareve tuaj sjell hidherim ne cdo familje shqiptare dhe si qytetare ne sot ndajme me ju pikellimin dhe shprehim lutjen qe shpirti i tyre te prehet ne paqe- perfundon mesazhi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›