Aksidenti, Berisha niset drejt Fushë Arrëzit

Kryeministri Berisha mësohet se do të zhvillojë sot një vizitë te familjet e viktimave të aksidentit fatal në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën 14 persona.
Burime zyrtare pranë Këshillit të Ministrave theksojnë se kryeministri do të udhëtojë sot drejt Fushë-Arrëzit, për të zhvilluar vizitë ngushëllimi në familjen Mustafa të këtij qyteti.
Kjo familje ka shënuar edhe humbjen më të madhe nga ky aksident, pasi prej saj janë shënuar disa viktima, si Lavdie Mustafa, 41 vjeç; Edona Mustafa, 12 vjeç dhe Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, ndërsa disa persona të tjerë të saj gjenden të plagosur në mjediset e Spitalit Ushtarak.