Aksidenti, Krasniqi: Kosova bashkëndjen dhimbjen
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë”, shkruan Krasniqi.
“Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt. Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndien dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz”, shkruhet më tej.