E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti SHKB nis hetimet per babane e autorit

Tirane Shoferi i parkut te Ministrise se Brendshme ka deklaruar se nuk ishte ne dijeni te marrjes se mjetit

Aksidenti i rende i shenuar ne oret e para te dites se djeshme ka vene menjehere ne levizje strukturat e policise dhe te Ministrise se Brendshme duke pezulluar nga detyra punonjesin e tyre. Megjithese emri i tij nuk eshte bere publik burimet policore thane se ai eshte pezulluar nga detyra per shkak te perdorimit te mjetit te policise dhe te shenjave dalluese nga i biri. Gjithashtu ai do te hetohet edhe nga strukturat e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit por edhe nga Ministria e Brendshme mesohet se menjehere jane vene ne dijeni per kete rast te rende dhe kane reaguar duke kontaktuar me babane e te riut te cilit i kane kerkuar shpjegime. Ai me banim ne Tirane ka shpjeguar se nuk kishte dijeni per marrjen e makines nga i biri dhe qe ishte vene ne dijeni vetem nga strukturat policore. Megjithate kjo nuk e ka shpetuar nga ngjarja. Sipas rregullave policia shpjegon se ai eshte pezulluar dhe do te hetohet me tej nga SHKB-ja per kete aksident. Keshtu specialistet e SHKB-se do ta marrin ne pyetje ne lidhje me kete ngjarje duke kerkuar te dine me shume se si mjeti i policise eshte perdorur per qellime private nga familja e tij. Sipas praktikave te policise rrugore demtimi me i paket qe i behet eshte gjoba dhe bllokimi i patentes pasi ne mjetin ne posedim te tij eshte kapur i biri pa leje drejtimi mjeti. Policia ka shpjeguar se ai ishte i punesuar si shofer prane parkut te Ministrise se Brendshme dhe zyrtarisht deklaroi qe nuk eshte punonjes policie. Ne lidhje me kete makine burimet zyrtare nuk kane dhene detaje se nga cili sektor i policise perdoret por sqaruan se ajo merret edhe per sherbime te ndryshme. Sipas policise shoferet e parkut nuk jane te stabilizuar prane nje sektori te posacem por thirren sa here ka nevoja te ndryshme policia ose Ministria e Brendshme. Ne keto kushte rreziku me i vogel qe i kanoset babait te adoleshentit te arrestuar ka te beje me largimin e tij nga kjo detyre nderkohe qe nese vertetohet se ai ka qene ne dijeni te marrjes se makines se policise atehere rrezikon me shume duke mos perjashtuar edhe arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›