Shijak, makina përplas motorrin, dy të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy të rinjve, ka ndodhur pak minuta më parë në Shijak.
Policia njoftoi se dy të plagosurit, me inicialet J.A dhe R.SH, të dy 13 vjeç, kanë marrë plagë të rënda në trup, pasi motorri që ata drejtonin është goditur nga një automjet.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në kohën kur motorri është përplasur nga automjeti, ndërsa drejtuesi është arrestuar në kohë reale.
Mësohet se gjëndja shëndetësore e dy të miturve është tejet e rëndë dhe se ata menjëherë janë transportuar për në spitalin Ushtarak, per te marre ndihmen e duhur mjekesore.