Berisha: PD-LSI, qeverisja më e mirë, i bëj ftesë edhe Dules
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se bashkëqeverisja PD-LSI do të jetë më e mira që kanë parë shqiptarët ndonjëherë sepse paraprakisht është rënë dakord për pozicionet dhe reformat. Po kështu Berisha tha se i kam bërë ftesë edhe kreut të PBDNJ-së të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, ndërkohë që ku i fundit, sot deklaroi se "kërkoj qeveri teknike dhe nuk shkoj djathtas".
Gjatw njw konference pwr shtyp sot pasdite nw selinw e Kryeministrisw, Berisha u shpreh se "unë kam folur me Ilir Metën dhe nuk ka asnjë ngutje për të ndarë karriget, sepse demoralizohet administrata, por unë garantoj se ne do të qeverisim shumë mirë bashkë pa hatërmbetje". Ndërkohë, ai shtoi se "nuk do të shtohet numri i ministrive për të kënaqur orekset e koalicioneve, pra do të mbeten 14 poste ministrore".
Berisha la të kuptohej se edhe Dule mund të shkonte me të. "Unë i kam thënë Dules të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, madje kur ai vendosi të ikte i thashë që je i lirë të kthehesh kur të duash", u shpreh Kryeministri.