E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", Tema: "Politika jashtë parlamentit"

Emisioni "Ora e Debatit" nga gazetari Alfred Peza i fundit për këtë sezon vjen sonte në orën 21:00 të mbrëmjes me temën "Politika jashtë parlamentit". Të ftuar në studion do të jenë kryetari i PDS-së Paskal Milo, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, kryetari i PDK-së Nard Ndoka, anëtari i bordit G99 Maklen Misha, kryetari i PAD-së Neritan Ceka dhe kryetari i PSV 91 Petro Koçi. Të ftuarit në emisionin "Ora e Debatit" do të debatojnë se përse mbetën jashtë parlamentit partitë e vogla, a duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor, a penalizon kodi electoral partitë e vogla, kush mban përgjegjësi për humbjen e së majtës, pse fitoi e djathta një mandate të dytë, cila është e ardhmja e koalicionit bashkimi për ndryshim, cila është e ardhmja e partive të vogla në 4 vitet e ardhshme dhe a do të japin dorëheqje liderët e partive që mbetën jashtë parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›