E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, dy ore kaos ne Unazen e Re

Nje aksident ne Unazen e Re te Tiranes diten e djeshme ka bllokuar per rreth dy ore levizjen ne kete aks te rendesishem. Por ky incident per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi, pasi mjeti ka plagosur dy kalimtare ne trotuar, kurse banoret e zones kane sulmuar drejtuesin duke e goditur. Eshte dashur nderhyrja e policise se komisariatit nr. 2 qe te qetesoje gjakrat e paleve dhe te nisi hetimin per kete rast. Eshte shoqeruar shoferi i aksidentit, por kjo ngjarje ka sjelle edhe bllokim te trafikut per dy ore ne kryqezimin afer Birres Tirana. Madje edhe eskorta e Kryeminsitrit Sali Berisha ka nderruar rruge, dhe pse ishte parashikuar se do kalonte ne Unaze te Re. Pasi eshte shoqeruar drejtuesi i mjetit dhe eshte sqaruar situata, policia rrugore ka qetesuar trafikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›