Aksidenti, goditet për vdekje e moshuara

Tiranë, 24 mars, NOA Një 68-vjeçare ka gjetur vdekjen pas një goditje fatale nga një automjet ndërsa kalonte rrugën në lagjen e Kombinatit në Tiranë.
Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së kryeqytetit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, autori i aksidentit tragjik është 23-vjeçar, Florent Elezi, banues në Tiranë dhe ai tashmë është arrestuar prej tyre.
Më tej, thuhet se viktima quhet Metie Sefa, ndërsa automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë i tipit Audi A4 me targë TR 3627 M, në rrugën me drejtim lëvizje nga Kombinati për në qendër të Tiranës.
Sqarohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa e dëmtuara me një mjet të rastit është dërguar në spitalin ushtarak, por pa mundur ti shpëtojë vdekjes.
Menjëherë forcat e policisë organizuan shërbimet për kapjen e shoferit, të cilat mundësuan arrestimin e tij në afërsi të banesës, ku kishte parkuar dhe automjetin.
Ndërsa, materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 dhe 273 i Kodit Penal.
n.e/NOA