Trazira në Egjipt, sulmohet selia e kandidatit për President

Pamjet filmike të transmetuara në televizionet vendase tregojnë zjarr në ndërtesën që ndodhet në distriktin Dokki. Nuk raportohen dëme të mëdha apo të plagosur.
Sulmi ndaj selisë së Shafikut vjen disa orë pasi ai u shpall zyrtarisht si konkurenti i kandidatit të Vëllazërisë Myslimane, Muhammed Mursi, për në zgjedhjet e balotazhit që zhvillohen muajin tjetër.
“BBC” raporton se tetë persona janë arrestuar për zjarrvënien në selinë e Shafikut. Nuk ka ndonjë ide se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin.
Ndërkohë, turma të mëdha njerëzish i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme Sheshit Tahrir, arenë e protestave për rrëzimin e Mubarakut vitin e kaluar.
Ahmet Shafik, është ish-zyrtar i lartë e epokës së Mubarakut, ndërkohë që gjatë trazirave për rrëzimin e Hosnit, ai kishte shërbyer edhe si kryeministër i vendit./Start/F. P/
2012-05-29 08:51