Aksidenti i dyfishte dorezohet djali i Sali Tivarit
KAVAJE - Aksidenti i dyfishte i ndodhur mbremjen e se merkures ne segmentin rrugor Kavaje-Rrogozhine eshte shkaktuar nga djali i Sali Tivarit. Bledar Tivari 28 vjec eshte dorezuar dje ne policine e Durresit duke deklaruar ne gjendje te rende psikologjike se kishte perplasur per vdekje dy grate. Ngjarja ndodhi ne mbremje kur ne afersi te unazes se qytetit makina Golf me targa te Durresit aksidenti per vdekje dy kalimtaret Hallasi Xhani 64 vjece dhe Valentina Larushi 40 vjece. Menjehere pas ngjarjes drejtuesi i mjetit eshte larguar duke e bere te pamundur identifikimin e tij nga policia per disa ore. Mesohet se rreth ores 0100 te dites se djeshme 28-vjecari eshte paraqitur ne policine e Durresit duke deklaruar se ishte ai autori i aksidentit fatal. Tivarit iu komunikua masa e arrestit ne flagrance per aksidentin. Ai pohohet se ka deklaruar qe aksidenti ka ardhur si pasoje e erresires e lageshtires. 28-vjecari mesohet se eshte djali i Sali Tivarit Sekretarit te Komunitetit Mysliman ekzekutuar ne 13 janar 2003 ne Tirane. Po dje ne qytetin e Kukesit humbi jeten nje 46-vjecar. Ardian Hallaci sapo kishte zbritur nga nje makine ne prag te autostrades kur eshte perplasur nga nje veture me targa te Tiranes. Hallaci kishte punuar ne nje prej firmave te rruges por dje kishte shkuar per te terhequr dokumentet kur ka ndodhur dhe aksidenti tragjik. l.m/j.h