Stuhia mbytet nje tjeter anije peshkimi
DURRES - Vetem pak dite pasi ne Durres u mbyt nje anije per shkak te motit te keq nje tjeter anije peshkimi perfundoi ne fund te detit por fatmiresisht pa shkaktuar viktima ne njerez. Mesohet se anija ishte e ankoruar ne kalaten lindore ne portin e Durresit per tu riparuar. Por mjeti lundrues eshte mbytur gjate mengjesit te djeshem per shkak te stuhise qe ka perfshire gjate 24 oreve te fundit gjirin e Durresit. Anija Mati eshte mbytur rreth ores 0300 por ne momentin e incidentit fatmiresisht nuk ka pasur pjesetare te ekuipazhit duke shkaktuar vetem deme materiale bene te ditur burime nga porti. Informacione paraprake te grupit hetimor ne vendngjarje bene te ditur se anija u mbyt per shkak te stuhise dhe motit te keq qe ka pershkuar qytetin bregdetar gjate oreve te nates. Kjo eshte anija e dyte qe mbytet per shkak te motit te keq brenda pak diteve ne te njejtin vend. Anija Flad vijon te qendroje ende nen uje pasi ajo u mbyt gjate nates. Pronaret e saj kane pesuar miliona leke dem ndersa ende nuk kane mundur ta nxjerrin ate nga uji me qellim per ta riparuar. Perkeqesimi i kushteve atmosferike ka sjelle probleme edhe ne sektorin e peshkimit. Si pasoje e eres dhe dallgeve te forta disa anije peshkimi rrezikojne mbytjen. Sipas burimeve anijet mund te demtohen nga perplasja me njera-tjetren duke qene se ato jane te ankoruara shume prane per shkak te mungeses se hapesires ne port. Burimet nuk bene te ditur se cfare masash konkrete do te merren per te evituar mbytjen e anijeve te tjera te cilat jane mjaft te rrezikuara gjate dimrit. l.m