DURRES/ Tre ne pranga vodhen ne Plazh
DURRES - Tre persona dy prej te cileve adoleshente u arrestuan dje nga policia e Durresit te akuzuar per nje sere vjedhjesh ne zonen e plazhit. Operacioni i koduar Agimi coi ne arrestimin ne flagrance te Ramazan Dakes 19 vjec E.R. 14 vjec dhe M.J. 15 vjec. Sipas policise vjedhjet kane ndodhur ne lokale e banesa madje 3 te fundit ne nje dite e ne te njejten lagje. Ne lagjen 13 ne banesen e nje shtetaseje kane pervetesuar nje sasi bizhuterish floriri. Ne nje shtepi tjeter grabiten nje sasi materialesh bakri e alumini si dhe nje lokal ku vodhen nje sasi te konsiderueshme pijesh alkoolike cigaresh e artikujsh te tjere.