Aksidenti, kryeministri belg anulon vizitën në Kosovë
Kryeministri belg parashikohesh të takohej me Presidenetin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Avioni me kryeministrin belg ka mbërritur në Prishtinë, dhe është kthyer menjeherë për në Belgjikë me të mësuar lajmin për fakteqësinë.
Kryeministri Thaçi i ka telefonuar homologut të tij belg, Ives Leterme, duke i shprehur ngushëllimet më të thella. "Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetëve të qytetarëve në aksidentin tragjik, që ndodhi në afërsi të Brukselit. Ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të popullit të Kosovës dhe në emrin tim", është shprehur kryeministri Thaçi gjatë bisedës telefonike me homologun belg.
"Qeveria dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira për vendin tuaj, ndajnë me ju, me qeverinë dhe me familjarët e viktimave dhembjen, dhe në të njejtën kohë, shprehim solidaritetin më të lartë", ka thënë kryeministri Thaçi.