E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujanoc, atentat në makinë policit shqiptar

Sipas policisë, bomba ishte vendosur nën makinën e policit Blerim Mustafës, duke shpërthyer në momentin kur ai po hipte në të. Mjekët thonë se Mustafa është plagosur rëndë, ndërsa bashkëshortja dhe dy vajzat e tij të mitura, kanë marrë lëndime të vogla.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se është i bindur se sulmin e kanë organizuar shqiptarët, dhe shtoi se hetimet do ta tregojnë motivin e vërtetë të sulmit.

“Kemi sinjale se bëhet fjalë për një akt terrorist. Do t’ju rikujtoja edhe njoftimet e disa mediave se familja e tij edhe më parë ishte në shënjestër të seperatistëve dhe terroristëve shqiptar që zgjasin që nga tetori i vitit 1999. Sigurisht se një akt i tillë destabilizon në përgjithësi bashkëjetesën mes qytetarëve në Serbinë Jugore. Ne disa herë kemi thënë se për stabilitetin e kësaj pjesë të vendit është shumë me rëndësi funksionimi i policisë shumetnike për një qytet të përbashkët jo vetëm të organeve shtetërore por edhe të atyre të pushtetit lokal”, tha Ivica Daçiç, ministër i brendshëm i Serbisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›