Maqedoni, BFI kërkon kthimin tokës së xhamisë Burmali
Qeveria duhet të veprojë si me rastin e Kishës Ortodokse Maqedonase, deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, duke theksuar se institucioni që ai udhëheq do të respektojë dhe punojë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë.
Kryetari i BFI-së, Rexhepi ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski të organizojë takim të liderëve partiak në vend, pasi kjo është e vetmja mënyrë që sipas Rexhepit në Maqedoni të shmanget përshkallëzimi i acarimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare.
“Ne do të kërkojmë nga kryeministri të thërrasë takim të liderëve politik ku duhen të jenë prezent të gjithë faktorët politik relevant të vendit, ndër të tjera për herë të parë ndoshta për të mirën e këtij shteti dhe në atë takim mendoj se të gjithë së bashku do të vendosim për fatin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkonfesionale”, deklaroi Rexhepi.
I pyetur se nëse mund të kryhet falja e namazit të xhumasë në vendin ku ka ekzistuar xhamia Burmali, kryetari i BFI-së tha se ende herët për një veprim të tillë. Rexhepi tha se nëse autoritetet vlerësojnë se është tepër herët të ndërtohet kishë dhe xhami në shesh, BFI-ja do ta respektojë këtë vendim.