E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi Zgjedhjet brenda PS-se te lira dhe demokratike

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, ka vlerësuar si të lira dhe demokratike zgjedhjet e brendshme në parti, për të caktuar delegatët e Kongresit të datës 5 Nëntor.

"Dje socialistët treguan edhe njëherë se kjo është partia e lirive dhe e të drejtave. E demokracisë reale dhe e demokratëve të vërtetë. E progresit shoqëror dhe dinjitetit njerëzor.

Faleminderit 57.140 anëtarëve të Partisë Socialiste që u shprehën dje me votën e tyre për zgjedhjen e Kongresit të ri të socialistëve e të progresistëve shqiptarë. Po të mbajmë parasysh numrin zyrtar të anëtarësisë, shifra e pjesëmarrjes së djeshme ishte 64%. Por po të llogarisim faktin se, njësoj si për zgjedhjet parlamentare apo vendore në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm votuesish që jetojnë në emigracion, pjesëmarrja e djeshme vlerësohet mbi 85%. Kjo është Partia Socialiste. 57.140 anëtarë kanë zgjedhur dje 865 delegatë me votë të drejtpërdrejtë mes 1380 kandidatësh të propozuar nga organizatat socialiste nga veriu në jug të Shqipërinë. Kjo është demokracia e brendshme në Partinë Socialiste. 344 delegatë janë gra e vajza. Pra mbi 40% e Kongresit të kësaj partie. Kjo është fryma emancipuese e Partisë Socialiste për një Shqipëri të ekuilibruar në përfaqësimin gjinor të saj. Kush ankohet për mungesë lirie në PS, nuk di ç’ të bëjë me lirinë. Kush do ta përdorë lirinë për të bërë diçka të mirë për këtë vend ja ku e ka PS-në. Të lirë. Demokratike. Të bashkuar. Të vetmen parti ku liria punon dhe garanton çdo anëtarë në lirinë e vet", ka deklaruar Klosi.

Klosi ka dashur të hedhë poshtë raportimet për parregullësi dhe mungesë lirie në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›