E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, zhvillohen zgjedhjet e para të lira

Tunizianët u janë drejtuar sot kutive të votimit, në zgjedhjet e para të lira të pranverës arabe, nëntë muaj pas rënies së presidentit Zinedine el Abidine Ben Ali.

Votuesit do të zgjedhin një asamble me 217 vende, e cila do të hartojë një kushtetutë të re dhe do të formojë një qeveri të përkohshme.

Partia islamiste Ennahda shihet si fituese e mundshme, por nuk është e sigurt nëse do të arrijë të sigurojë maxhorancën e vetme.

Ben Ali la Tunizinë në 14 janar, pas kryengritjes së parë që më pas u shtri masivisht në të gjithë botën arabe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›