Mahmud Xhibril: Gedafin e doja të gjallë
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Libi, Mahmoud Jibril, është shprehur për BBC-në se Gedafin e donte të gjallë. Dua të di pse ia bëri këtë popullit libian. Do të doja të kish qenë prokurori në gjyqin e tij, ka thënë ai.
Xhibril është shprehur se do ta mirëpriste një hetim mbi vdekjen e Gedafit, gjë që është kërkuar nga OKB-ja. Deklarata vjen në ditën kur liderët e rinj të Libisë pritet të shpallin çlirimin e vendit.
Forcat rebele të cilat shtinë në dorë fortesën e fundit të kolonelit të martën dhe janë gjendur nën presion për vdekjen e Gedafit. SHBA kërkuan që të bëhej një hetim i hapur dhe transparent. Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në OKB, Navi Pillay, kërkoi një hetim të plotë, pas videove të përhapura që tregonin Gedafin të kapur të gjallë, që më pas shfaqej i vdekur..
Ndëkohë, zyrtarët libianë thonë se koloneli u vra në një shkëmbim zjarri.