E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedorezohet atentatori i krushqve

KRUJ/ Aurest Cakoni 27 vjec eshte vene ne pranga nga policia mbremjen e se martes


Policia e Krujes ka njoftuar se eshte vene ne pranga shtetasi Aurest Cakoni i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Mesohet se 27-vjecari nga fshati Thumane eshte vetedorezuar ne polici pas shpalljes ne kerkim te tij dhe te atit pasi qelloi me arme ndaj ish-krushqve te vet tre dite me pare.


Dorezimi eshte bere ne oret e mbremjes se te martes nderkohe qe Aurest Cakoni i ka dorezuar policise edhe armen tip automatik kallashnikov si dhe fisheket qe i kishin mbetur ne karikator pasi ka qelluar kundershtaret e vet. Ne njoftimin e policise thuhet se rreth ores 2300 te se martes u be arrestimi ne flagrance i shtetasit 27-vjecar banor i Thumanes Kruje.


Shtetasi ne fjale rreth ores 1900 eshte vetedorezuar ne Komisariatin e Policise Kruje se bashku me nje automatik me 16 cope fisheke arme te cilen dyshohet se e ka perdorur ne ngjarjen e se henes ne Thumane ku ka qelluar ne drejtim te shtetasve Shkelzen Mana dhe Dervish Mana babe e bir duke i lene te plagosur te dy shtetasit ne fjale-thuhet ne njoftimin per shtyp. Lidhur me kete ngjarje policia ka bere te ditur se po procedohet penalisht ne gjendje te lire edhe shtetasi Gani Cakoni 58 vjec.


Aurest Cakoni dhe i ati dyshohet te jene autoret e plagosjes se shtetasve Shkelqen e Dervish Mana me te cilet kishin lidhur nje krushqi 7 vjet me pare krushqi e prishur nga familja Mana. Mesohet se te henen mes dy familjeve do te zhvillohej nje takim pajtimi por nje gje e tille nuk ka ndodhur pasi Aurest Cakoni ka qelluar me arme ndaj dy ish-krushqve te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›