Aksidenti me kamionetë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Shaban Jashari” në Skenderaj.
Sipas policisë, një person derisa ishte duke lëvizur me automjetin (kamionetë) e tij nga pakujdesia ka dal nga rruga me ç'rast ka goditur një veturë tjetër ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer, një mashkull dhe një femër.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Policia e trafikut është duke i zhvilluar hetimet në lidhje me rastin./Indeksonline/