E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mënyra e nxjerrjes së Fletëpagesave Online nga studentët

Universiteti i Prishtinës ka sqaruar edhe një herë mënyra e nxjerrjes së fletëpagesave Online nga studentët, për të gjitha fletëpagesat në bëhen në UP duke filluar nga sot.

UP-ja tregon se bëhet fjalë për paraqitje të provimeve, për diploma, certifikat të notave, semestër, etj
Për të kryer këto shërbime online mund të bëhen duke ndjekur rrugët e mëposhtme:

1. Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2012/2013 të gjitha llojet e pagesave mund t’i shkarkojnë nga qasja që kanë në SEMS përmes ID kartelës.

2. Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2011/2012 dhe më parë (që nuk kanë ID kartela), të gjitha llojet e pagesave mund t’i shkarkojnë nga Ueb portali i UP-së http://uni-pr.edu, duke shtypur mbi Link-Butonin FLETËPAGESA.
Kusht për shkarkimin e fletëpagesave nga Studentët që janë regjistruar në vitin Akademik 2011/2012 dhe më parë është që studenti të zgjedh:
Fakultetin,
Departamentin/Drejtimin,
Nivelin e studimeve,
Statusin e Studentëve,
Llojin e pagesës (varësisht prej nivelit dhe statusit mbushet lista),
Shkruan: Emrin, Emrin e prindit, Mbiemrin dhe Numrin personal.
Në fund shtyp butonin Ruaj,
Në momentin e ruajtjes së fletëpagesës, mbushet një listë, ku në këtë listë është një buton Printo, klikon mbi të dhe shtyp Fletëpagesën në tri kopje (Një kopje e ndal Banka, një kopje dorëzohet tek Referenti në Fakultet dhe një kopje e mban studenti).
Studenti kryen pagesën në cilëndo nga Bankat dhe pas kryerjes së pagesës në Bankë shkon në Fakultetin përkatës për të bërë konfirmimin e pagesës tek Referenti, për çka e ka kryer pagesën. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›