Pantiq kërkon largimin e KFOR-it e të EULEXI-it
.jpg)
Kërstimir Pantiq, pas plagosjes së dy fëmijëve serbë në veri të Mitrovicës, kërkon armatosjen e mbrojtjes civile serbe si dhe largimin e KFOR-it dhe EULEX-it nga veriun i Kosovës.
I ashtuquajturi kryetar veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiq, ka theksuar se ka gjetur edhe akterët e sulmit që kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e një serbi e ata janë ‘terroristët shqiptarë’.
Pantiq ka kërkuar që për shkak të pamundësisë së KFOR-it dhe EULEX-it që të mbrojnë popullatën serbe në veri të Mitrovicës komandanti i KFOR-it në Kosovë si dhe shefi i EULEX-it të japin menjëherë dorëheqje dhe të largohen nga Kosova.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të ndërprenë çdo komunikim me pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët i ka quajtur forca okupuese, dhe ka kërkuar në emër të komunës në veri të Mitrovicës që këto forca ta braktisin menjëherë veriun e Kosovës./Indeksonline/