E Shtunë, 31 Tetor 2026

E plote- Rama ne Vlore Pergatituni te humbni edhe ne Kamez e Kavaje

Vlore 13 prill 2011 NOA- Update Kreu i socialisteve Edi Rama gjate prezantimit te kandidatit per Bashkine e Vlores Shpetim Gjika deklaroi se vota e 8 majit do ndeshkoje qeverine e kusarise.

Rama u shpreh se rruga drejt zgjedhjeve te 8 Majit eshte e rrezikshme por ai i siguroi kundershtareve te tij politike se nuk do kene mundesi te fitojne me force e para as ne zonat qe i konsiderojne bastione te tyret ne Kavaje e Kamez.

Sipas Rames Berisha i trembet sloganit te Partise Socialiste pasi ky slogan perfaqeson te verteten ne nje kohe qe rruga e Saliut eshte rruga e dhunes antikushtetuese.

Sipas tij mesimin me te madh qeveria do e marre nga qytetaret e Vlores dhe ata te gjithe Shqiperise.

Fjala kryetarit te PS Edi Rama ne Vlore

Motra dhe vellezer vlonjate te dashur miq nuk eshte aspak e re per ju por eshte ketu vendi per ta thene perseris se Shpetim Gjika eshte e vetmja rruge per Vloren. PS eshte e vetmja rruge per Vloren. Aleanca per te Ardhmen eshte e vetmja rruge per Vloren. Vlora eshte ne rrugen e te ardhmes sepse ne jemi ndryshe dhe modeli yne funksionon edhe kur na bllokojne na godasin na pengojne sic eshte perpjekur te beje por me kot Saliu me Tiranen Vloren Fierin Elbasanin Durresin Beratin dhe kudo ku qeverisin socialistet progresistet me forcen e pasionit tone politik dhe njekohesisht mu fuqine e imagjinates dhe te vullnetit tone te palekundur per tu sherbyer qytetareve te gjithe qytetareve sic ju sherben dhe Shpetim Gjika ketu ne Vlore.

Mjafton te shohesh se c eshte sot Vlora dhe te degjosh Shpetimin se cdo te jete neser Vlora per te kuptuar se ne jemi e vetmja rruge e sigurt drejte se ardhmes per Vloren e  per gjithe Shqiperine. Rruga e tyre eshte rruga e dhunes anti -kushtetuese. shte rruga e ushtrimit te paligjshem te forces. shte mbi te gjitha rruga e injorances se verber qe perpelitet prej zemerimit perpara te bukures. Qe perpelitet prej zilise per suksesin e tjetrit. Qe perpelitet prej babezise qe i ben te papermbajtshem Saliun Ilirin dhe Oborrin e pushtetit ne kusari dhe ne matrapazllek. Rruga jone eshte rruga e mireqeverisjes per komunitetin e ushtrimit te mandatit me forcen e pasionit te ndryshimit dhe mbi te gjitha eshte rruga e njerezillekut e qytetarise e shqetesimit per te nxjerre ne drite cdo dite pune te mira per njerezit duke qeverisur bashke me njerezit. Rruga e tyre con ne fashizem ne dhune dhe ne frike ne regres shoqeror dhe ne rrenim ekonomike. Rruga jone con ne europe ne liri dhe ne pune ne modernizmin shoqeror dhe zhvillim te qendrueshem ekonomike. Rruga e tyre nuk ka te ardhme per qytetaret po vetem korsi interesash per pushtetaret. Ndersa rruga jone shkon shume me larg sesa mandati yne dhe ne korsine e kesaj rruge garohet cdo dite per te shkuar me larg duke ecur me shpejte. Jo duke penguar te tjeret qe te ecin. Sepse ata i bashkon kusaria qe futi ne te njejtin krevat Saliun me Ilrin kurse ne na bashkon qytetaria qe na ka sjelle ne kete rruge edhe mua edhe Shpetimin edhe te gjithe kandidatet e tjere te PS dhe Aleances per te Ardhmen ne te gjithe rrethin qarkun e Vlores dhe ne te gjithe Shqiperine.

Ne jemi e vetmja rruge dhe lejomeni qe ketu nga sheshi i flamurit ti tregoj Saliut se sado te veshtire e ka sado te pamundur e ka sado me deshperim e sheh sloganin tone ky nuk eshte nje slogan kjo eshte e verteta. Pasi ne jemi e vetmja rruge qe askush asnje shqiptar qe eshte ne rregull me ligjin te mos i friket qeverise per shkak te mendimeve te tij te sjelljeve te tij te zgjedhjeve te tij ashtu sic plot i friken qeverise ne rrugen e tyre. E vetmja rruge qe asnje nepunes te mos humbase vendin e punes si pasoje e bindjeve te tij jemi ne dhe jo rruga e tyre ku per shkak te bindjeve njerezit humbin punen e per shkak te bindjeve cenohen perdite ne dinjitetin e tyre dhe ne te drejten e tyre qe me pune te mbajne familjet e tyre. Ne jemi e vetmja rruge qe asnje mesues te mos detyrohet te shkoje ne mitingjet e qeverise kunder deshires se tij kurse ne rrugen e tyre kjo ndodh rregullisht sa here Saliu kerkon nje tribune dhe nje shesh per te thene genjeshtrat e tij shpifjet e tij premtimet e tij qe sjane gje tjeter vecse shprehje e nje pushteti qe flet e flet e flet per qytetaret por mendon e punon vetem per vete. Rruga jone eshte e vetmja rruge qe asnje sipermarres te mos kercenohet me gjoba mafioze per shkak te pavaresise apo paanesise se tij. Ndersa ne rrugen e tyre sipermarresit ndeshen ne cdo hap me kercenime e me denime te pa merituara sepse jane  te paanshem apo te pavarur prej pushtetit te atyre qe vodhen zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe vrane per te vazhduar te vjedhin. Rruga jone eshte rruga e vetme ku asnje polic te mos vihet nen urdhra te paligjshem per buken e gojes se tij. Kurse rruga e tyre eshte rruga e nenshtrimit dhe e cenimit te dinjitetit te policeve sherbetoreve me uniforme te ketij shteti vetem per interesa te pushtetit.

Ne rrugen e  tyre vetem pak dite me pare u kercenua vete Drejtori i forcave speciale te cilit ju kerkua te nxirrte forcat speciale per te shtypur socialistet ne Kamez dhe ne Bathore. Sali sorollatet neper Shqiperi e flet per qytetarin dhe moralin por ende nuk ju ka thene shqiptareve pse e mban ne detyre ate minister te brendshem qe kerkoi qorrazi ne shkelje te Kushtetutes dhe te ligjit perdorimin e forcave speciale kunder opozites. Kjo eshte rruga e tyre.

Motra dhe vellezer

Ne e dime mire ne cfare zgjedhje te rrezikuara po hyjme por lejomeni qe ketu nga sheshi i Flamurit ti them Saliut dhe Ilirit se duhet ta harrojne qe keto zgjedhje ti fitojne kurdo qofte. Nese duan te fitojne duhet te djersisin fort dhe do fitojne vetem me vote ne asnje menyre dhe ne asnje rruge tjeter. Nderkohe qe u them te pergatiten se me vote edhe ne Kavaje dhe ne Kamez mund te munden. 2 vjet me pare votat u vodhen dhe Shqiperia ra ne rrokullimen e kusarise e genjeshtrave pa fund. Vjedhja e votes eshte hyrja ne rrugen qorre te nje krimi qe bejne cdo dite sic e shihni pushtetaret dhe e paguajne cdo dite sic e ndjeni ne kurrizin tuaj gjithmone e me shtrenjte qytetaret. Tek vjedhja votes nis braktisja e hapur e interesave kombetare. Shkelja e vazhdueshme e interesave publike dhunimi i pandalshem i interesave te njerezve qe humbasin fuqine per ta shkarkuar qeverine me vote. Nje qeveri qe ta merr voten edhe kur sja jep te merr pastaj leket te merr shpirtin te merr madje dhe jeten sepse nuk i duhesh nuk i vlen nuk i hyn ne asnje llogari te sajen. Ja pse vota eshte nje fuqi magjike pa te cilen magjia  e demokracise ja le vendin degjenerimit te perditshem te qeverisjes te institucioneve konkurrences ne treg te te gjitha hapesirave ku shtrihen marredheniet mes nje shteti te kapur nga pushteti dhe te nje qytetari qe nuk gjen me asnje te drejte ne dyert e shtetit. Kjo eshte e keqja qe e gjen nje popull sic ka gjetur Shqiperine e vjedhur ne vote sepse eshte ndaluar ne fuqine per te ndeshkuar me vote. Saliu flet perdite per kanale flet perdite per rruge fshati flet perdite per kilometra asfalti pune komunale te gjitha keto. Nderkohe qe nuk i jep pergjigje pyetjes qe bren cdo dite familjet e zakonshme shqiptare. Pse kaq shume shqiptare te rinj dhe te moshuar ndihen sot me te pafuqishem perballe shtrenjtimit te jeteses dhe kufizimit te mundesive te tyre per te jetuar Pse kaq shume shqiptare kane humbur dhe po humbin perdite punen Pse kaq shume e shume shqiptare te tjere e ndjejne perdite ku futet gjithmone e me thelle ne xhep taksa e pameshirshme dhe me e pabese e inflacionit dhe tjua marre si era fuqine e tyre blerese duke i bere te kthehen gjithmone e me duarbosh nga pazari edhe pse Saliu u thote u rriti rrogen dhe pensionin.

Keto jane pyetjet te cilat duhet ti pergjigjet kryeministri i nje vendi sepse kryeministri i nje vendi qe funksionin nuk eshte drejtor komunaleje dhe qeveria nuk eshte ndermarrje komunale sic e ka katandisur Saliu. Per te prere shiritat elektorale per te genjyer popullin me premtime e mashtrime e pastaj per te vazhduar te thithe palcen e ekonomise duke e drejtuar ne oborrin e familjes e te pushtetit te vet. Atyre qe jetojne sot me keq se dje socialiste apo demokrate qofshin njerez te zakonshem te Vlores dhe te gjithe ketij vendi i them te mos dyshojne per asnje sekonde se e keqja qe jua merr leket si era kur dalin ne pazar apo duan te mbarojne nje pune dhe kthehen pastaj duarbosh e me te varfer ne shtepi i ka rrenjet tek moskokecarja perbuzese e nje pushteti qe jua ka vjedhur voten. Nje pushteti qe tallet ashtu sic tallet Saliu duke folur per moralin dhe per qytetarin e nderkohe duke bere thjesht dhe vetem pushtetarin. Pushtetarin abuziv shperdorues te parave te popullit te pasurive te popullit te te ardhmes se popullit te vet.

Te dashur miq. Vota e 8 majit eshte mundesia qe cdo shqiptar i zakonshem cdo njeri i mbetur pa perkrahje apo ne veshtiresi ne rrugen e tij cdo familje e zakonshme e ketij vendi te marre hakun qe i takon duke i thene Saliut Kurre Me. Kurre me vrasje dhe tortura qytetaresh qe demonstrojne kunder qeverise. Kurre me grabitjes se pasurise se popullit dhe pronash te qytetareve me ligje antikushtetuese dhe vendime qeverie te paligjshme. Kurre me nje pushtet qe mbron kryeministrin ministrat dhe sherbetoret e tyre nga drejtesia dhe nje drejtesi qe nuk i jep qytetarit as te drejten qe i njeh ligji. Kurre me flakje nga puna te qytetareve per arsye politike. Kurre me presion psikologjik mbi nepunesit mesuesit mjeket policet per tu sjelle si ushtar te partise ne pushtet e per tju bindur urdhrave dhe jo ligjit.

E vetmja rruge eshte Partia Socialiste dhe Aleanca per te ardhmen. Aleanca me cdo njeri dhe me cdo familje te zakonshme te ketij vendi qe do nje cek per beben e sapolindur. Nje trajtim te vecante per nenen shtatzene dhe pas shtatzenise. Nje abetare falas per femijen dhe libra dhe fitore pa taksen e kusarise. Njesoj standarde europiane per cdo nxenes. Nje burse ekselence per djalin dhe vajzen e shkelqyer ne mesime. Nje universitet europian prej verteti qe sprodhon diploma pa vlere ne kembim te lekeve qe thith si piramide nga kursimet e prinderve qe me gjak dhe me djerse me pune te palodhur dhe me sakrifica dergojne te shkollojne femijen  e tyre. Nje pune per te jetuar denjesisht. Nje fature uji dritash ilacesh pa hile dhe pa peshe te paperballueshme per ekonomine familjare te njerezve te zakonshem. Nje sistem taksash te drejte ku ata qe kane me pak te paguajne me pak dhe ata qe kane me shume te paguajne me shume. Nje sherbim shendetesor dinjitoz e te sigurt. E sigurisht nje krah te fuqishem nga shteti ne fshat ku toka skthen dot me as shpenzimet per nafte. Dhe ne fund nje qeveri qe punon me drejtesi dhe garanton siguri ne rruge ne pune ne jete. E vetmja rruge per ti bere realitet te gjitha keto kerkesa elementare te mohuara ne mes te Europes per shumicen e shqiptareve jemi ne eshte Partia Socialiste eshte Aleanca per te Ardhmen.

Motra dhe vellezer

Ketu ne Vlore jemi prane detit. Shpetimi foli per detin dhe une dua ta mbyll fjalen time duke rifolur per detin. Kjo eshte nje pasuri e jashtezakonshme qe Zoti jua ka dhene shqiptareve. E ne nderkohe kemi nje det qe fle e qe duhet ta zgjojme nga gjumi per ta kthyer ne nje motor per ekonomine shqiptare. Ne nje motor per rritjen e mireqenies se shqiptareve. Ne nje motor per zhvillim e per integrim. Ne kete ne jemi te gjithe ne nje mendje se plani yne programi yne idete tona jane ato qe i duhen Shqiperise dhe shqiptareve. E ne nderkohe qe rruga jone eshte e qarte eshte e drejte eshte e hapur rruga e tyre eshte rruga qe shkon cdo dite ne te kunder te interesave te kombit te popullit te cdo qytetari. shte rruga ku dhe deti i Shqiperise u be pre e kusarise. shte rruga ku pronat dhe pasurite e perbashketa qe nga nafta nentoke e deri tek malet mbi koke jane kthyer ne pre e kusarise dhe e matrapazllekut. shte rruga ku cdo prone e cdo qytetari qe nuk ka lidhje me oborrin e pushtetit eshte e kercenuar nga babezia e pushtetit. Kjo eshte rruga e tyre. Kurse rruga jone eshte rruga e perbashket e nje aleance te madhe per te ardhmen mes te gjithe atyre qe duan te jetojne ne Shqiperi si ne mes te Europes banore te nje vendi te mireqene e te begate qytetare te barabarte te Bashkimit Europian.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeRama ne Kavaje Idealet mos i tradhto merr hak me vote ndaj tradhtarevePS padit Levizjen Zgjohu Fushate mashtrimesh me para te pistaBerisha Fitore dinjitoze me procesin me te bukur zgjedhor kunder bllokmeneve hoxhistePS Berisha kandidoi ne Tirane pergjegjesin e vrasjeve te 21 janaritBerisha Pas zgjedhjeve Rama do te thote fajin e ka populli Lidhjehumb ne Kamez Kavaje pushteti i kusarise Rama ne Vlore rruga e dhunes vjedh vota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›