Aksidenti në Durrës, fletë arresti për drejtuesin e mjetit

Policia e Durrësit pasi ka përcaktuar arsyet e aksidentit të mëngjesit të sotëm në Maminas, ka lëshuar fletë-arrestin për autorin e saj, 18-vjeçarin Ilir Bardhi. Arsyet e këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdkjen e 5 personave është rrjedhojë e përplasjes së një automjeti që dilte nga qyteza në superstradë me dy autovetura të tjera, të cilat po i drejtoheshin Durrësit. Përveç viktimave Doloresa Skënderaj, 32 vjeç, Haxhire Skenderaj, 60 vjeç dhe Lindita Limani, 43 vjeç, tashmë janë identifikuar dhe dy të tjerat, bashkëshortët Eduard dhe Lumturi Lekdushaj, përkatësisht 57 dhe 50 vjeç.
Të 5 viktimat ishin qytetarë nga Tirana që sapo kishin dalë nga një dasëm në një prej lokaleve të Maminasit, 2 km larg Durrësit. Autovetura e tyre tip Benx me targa TR 0988 G me drejtuese Dolorosa Skenderaj teksa doli në superstradë, u godit fatalisht nga dy autovetura tip Wolksvagen TR 0458 S dhe TR 5184 L, që i drejtoheshin Durrësit. Vetë Bardhi së bashku me Nuel Papulin, 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj, 17 vjeç aktualisht ndodhen në spitalin ushtarak të Tiranës, ku po mjekohen, ndërsa vazhdojnë të jenë në rrezik për jetën.