Në Selenicë mbi "të zezë"
Dielli shndrit aq fort, sa që lumi i Shushicës duket me shumë si një rrjedhë prej plumbi të shkrirë. Për të arritur në Selenicë, për ku jemi nisur, nga ura mbi lumë duhet të udhëtojmë edhe 22 kilometra të mira nëpër diell. Të paktën kështu thotë një tabelë e vendosur në anë të rrugës. 22 kilometra nganjëherë mund të jenë pak, por jo në mes të korrikut, në pikë të diellit dhe në mes të disa kodrave thuajse krejt të zhveshura. Gjithsesi, me durim, duke e hequr mendjen nga vapa, kalojmë me radhë Lubonjën, Picarin dhe vazhdojmë më tej. Gjurmët e një traseje të harruar na kujtojnë disi hekurudhat që jemi mësuar të shohim. Na shkon mendja se po i afrohemi Selenicës. E dinim që më parë që një linjë dekovili e lidhte dikur Vlorën me minierën e famshme të bitumit.
Qyteti që lindi nga "e zeza"
Ajo vapa e paduruar që na kishte mërzitur gjatë udhëtimit, këtu është edhe më mbytëse. Përgjatë rrugëve hasim vetëm pak njerëz. Vetëm ndonjë grua që ka dalë të bëjë pazarin shpejton të kthehet në hijen e shtëpisë. Ndër lokale ka qetësi, thuajse një dorë e padukshme i ka fshirë të gjithë banorët. Shumica e dyqaneve janë mbyllur. Vetëm nga zhurma që vjen nga brenda shtëpive e kuptojmë se në qytet vazhdon jeta, e strukur vërtet, por të paktën do të kemi fat të takojmë ndonjë vendas që të na flasë për qytetin e tij. E sa të ndodhë kjo, rrimë e u kthehemi shënimeve që kemi mbajtur në Tiranë. Selenica përmendet që në lashtësi. Asokohe e thërrisnin me emrin Nymfeum. Sera që dilte në sipërfaqe të tokës merrte zjarr, duke ua prishur mendjen paraardhësve tanë antikë që mendonin se disa nymfa jetonin në këto anë. Sera nisi të shfrytëzohej që prej kohësh që nuk mbahen mend. Ajo që dilte në sipërfaqe, sigurisht. Nga fundi i shekullit XIX, sulltani ia dha në koncesion një kompanie franceze. Kështu lindi një interes që do të rikthehej pas shumë kohësh deri në ditët tona.
Kulmin e shfrytëzimit e arriti në periudhën komuniste, kur u kalua në punime në thellësi deri në 100 metra. Bashkë me rritjen e minierës nisi të marrë jetë edhe qyteti i Selenicës, deri më atëherë një fshat. Banorët autoktonë të këtushëm janë vllahë, një popullsi shumë e lashtë e besimit ortodoks, që flet një gjuhë neolatine shumë të afërt me rumanishten.
Mbi origjinën e tyre është shkruar e debatuar shumë. Një palë studiues e lidhin këtë popullsi me pasardhësit e legjioneve romake, të cilat u vendosën në Epir dhe një pjesë të Maqedonisë andej nga shekulli III para Krishtit, kur senati romak, si fitoi luftën me maqedonasit, urdhëroi konsullin famëkeq, Paul Emili, të shkretonte qytetet dhe shpërngulte popullsinë. Pikërisht, mendon kjo palë studiuesish, në këto hapësira boshe u vendosën banorët e ardhur. Ata, sikurse edhe shqiptarët, e ruajtën gjuhën e të parëve, falë kushteve specifike të terrenit dhe qëndrimit larg qendrave ku rrinin pushtuesit.
Një grup tjetër mendon se arumunët e sotëm, vllahët, kanë ardhur nga zemra e Rumanisë, nga Vllahia. Kjo ide mbështetet në afërsinë e vllahishtes me dialektin që flitet në Vllahi. Sido që të ketë qenë puna, vllahët në Shqipëri, Greqi dhe në një pjesë të Maqedonisë përbëjnë një komunitet fort të rëndësishëm jo vetëm etnokulturor. Në Shqipëri ata ndaheshin në dy grupe: frashëriotë dhe grabovarë. Frashëriotët ishin ata që bënin jetë sedentare, si në Korçë, Myzeqe, Voskopojë, Berat, Tiranë, Durrës, Kavajë. Grabovarët deri para pak dekadash kanë shkuar një jetë nomade me kasollet e tyre tradicionale prej kashte dhe thuprash ahu.
Selenica është banuar jetë e mot pikërisht prej kësaj popullsie. Në 1947 këtu kishte 120 shtëpi me 607 frymë, që të gjithë vllahë. Andej nga vitet ‘50, shfrytëzimi i bitumit shtua. Mbas viteve ‘60 filloi të shfrytëzohej edhe qymyri bituminoz. Kështu lindi nevoja për krahë pune. Fshatarëve të varfër të zonave rreth e rrotull u vinte për hosh /// një punë e tillë. Do të ishin punëtorë dhe do të jetonin në qytet. Lamtumirë lopatë e bagëti, dhe kështu, pak nga pak, lagjes së vjetër me shtëpi të ulëta të çobanëve dhe fshatarëve vllahë iu shtuan pallatet. Kanë mbetur ende po ashtu: ashtu të pasuvatuara e të punuara nxitimthi, njësoj si në kohën kur u ndërtuan. Në kulmin e "lavdisë" së tij, qyteti arriti të kishte afër 10 mijë banorë. Nuk duhet të ketë pasur ndonjë nam të mirë. Selenica ishte pikë internimi për të dënuarit politikë deri në fund të komunizmit. Sot, më optimistët mendojnë se ka 7 mijë, edhe këta vetëm në letër, se pjesa më e madhe e krahëve të punës ka emigruar me kohë. Miniera e sotme e bitumit ka ca më shumë se 100 punëtorë nga 1400 që ishin dikur. Miniera sot prodhon afër 300 tonë bitum të pastruar në muaj.
Bisedë me miqtë në mes të vapës
Më në fund kemi bërë dy miq. Këta janë xha Xhezmiu, që është duke pritur në vapë furgonin e Vlorës, dhe Durim Boraj, që ka lënë zyrën e tij të "Albtelecom", për të parë se mos kemi nevojë për ndonjë ndihmë. Durimi i ka rënë pikës. Kemi nevojë për ndihmë dhe për ndihmë të shpejtë madje, ashtu si jemi katandisur ujë në djersë dhe duke dihatur rëndë.
Xha Xhezmiu është nga Sevasteri. Është nga ata minatorët tipikë që vërshuan këtu kur u zgjerua miniera. "Kur kam ardhur këtu - thotë minatori i vjetër - isha djalë i ri. Sapo isha martuar. As që mund ta dija se sa e rëndë ishte puna në minierë. Po në fshat ishim shumë gojë dhe mundësi tjetër për t‘u ushqyer nuk kishim. Në fillim kemi jetuar për ibret. Unë u strehova te një xhaxhai im që kishte ardhur ca kohë më përpara. Për 23 vjet me radhë kam punuar nën tokë turni i tretë. Mendoja se kështu do të më tepronte ndonjë çikë kohë për të bërë ndonjë punë tjetër". Plaku rri e mendohet kur i kujtojmë aksidentet. "Kjo miniera jonë ka pasur rreziqe të mëdha. Hyje në të dhe asnjë nuk e dinte nëse do dilte gjallë apo jo. Çdo vit ndodhnin shpërthime, shembje dheu. Është minierë e vështirë, sepse nuk gërmohet në shkëmb, por në tokë të pasigurt. Ka pasur raste kur e linim galerinë në rregull, e forconim me shtylla dhe dukej sikur mund të punonim. Të nesërmen e gjenim të shembur. Më kujtohet një mik i mirë që kam pasur, Ibrahimi nga Treblova. E zuri galeria nën vete. Duhet të ketë qenë andej nga mesi i viteve ‘70". Plaku është nga ata që e njeh mirë atë punën e emigracionit. Ka pesë fëmijë, që të gjithë punojnë jashtë vendit. "Mua të më rrojë plaka, se të jetë për ata, aha!", bën shaka ai, teksa shpejton të marrë furgonin që sapo niset për në Vlorë.
Durimi ka një histori tjetër. "Im atë nuk donte kurrsesi që të punoja në minierë - thotë. Ai punonte vetë atje dhe i dinte mirë rreziqet. Bëri sa mundi që të mos futesha nën dhe. Mbaj mend që çdo mëngjes gjeja në xhepin e xhaketës disa lekë që të shtyja ditën. I linte ai. Por pas shumë peripecish u dorëzova edhe unë. Kam punuar shumë vjet si gazmatës".
Papritur shohim të vijnë që nga lagjja e vjetër një varg njerëzish me priftin në krye. Duket sheshit që porsa janë kthyer nga një funeral. Na thonë se një i moshuar ka vdekur. Njerëzit janë të përzishëm si në çdo funeral, porse ne nuk e marrim vesh mirë nëse janë mërzitur vërtet aq shumë nga humbja e të ndjerit të moshuar, apo nga se kanë tërë ditën që qëndrojnë më këmbë poshtë një dielli përzhitës. Pas disa minutash njihemi me njërin prej vllahëve më të njohur të Selenicës. Miti Bombaj është drejtori më jetëgjatë i minierës. Ai ka drejtuar këtu në periudhën 1977-1989. Është nga ata njerëz që kanë çarë vetë në jetë. Duke qenë në minierë, mbaron shkollën e mesme natën dhe më pas vazhdon studimet e larta për Inxhinieri-Miniera deri në 1973. Që prej asaj kohe, jeta e tij është përmbledhur në një fjalë të vetme: te "e zeza" sikurse i thonë gati-gati miqësisht bitumit minatorët. "Miniera jonë është nga më të rrezikshmet - thotë inxhinieri. Rreziku i parë janë gazrat, që ndahen në tre lloje: metan, që është shumë shpërthyes, qoftë edhe me shkëndijën më të vogël, dhe dioksid karboni dhe sulfidrik që janë shumë helmues. Pastaj këtu ka ekzistuar gjithnjë rreziku i shpërthimit të ujërave. Kur kjo ndodh, ato marrin përpara me furi ç‘të gjejnë. I treti, por më i frikshmi, është presioni shumë i lartë i shtresës që ke mbi krye. Në çdo moment ka rrezik shembjeje. Këtu nuk është si në minierat e tjera ku gërmohet në shkëmb dhe në formacione të forta. Kini parasysh se këtu të duhet të depërtosh edhe në argjila dhe në ranorë që janë shumë delikatë". Vetë ish-drejtori ka shpëtuar falë fatit të paktën në dy raste. "Në 1965 - na tregon ai - një nga shefat e mi më tha të hyja në galeri dhe të verifikoja nëse kishte gaz apo jo. Isha i ri, pa përvojë. Galeria ishte plot me dioksid karboni. Më ra si të fikët. Mezi kam arritur të afrohem aq sa mund të më dëgjonin shokët. Kur kam dalë jashtë, më janë dashur dy orë që të normalizoja frymëmarrjen. Një herë tjetër, bashkë me shokë po shihnim rrezikun e shembjes në një front. Mbase instinkti ma tha që të bëja një hap mbrapa dhe të shtyja edhe shokët mbrapsht. Për punë sekondash u shemb një bllok i madh dheu. Sikur edhe një hap të kishim bërë do të varroseshim të gjallë".
Nga njëri prej të paktave dyqane të hapur del një djalë i hajthëm. "Jam djali i Mynyrit", na prezantohet si me ndrojtje. Atëherë na kujtohet një miku ynë i ndjerë, i cili në shkurt të 2004, bashkë me 6 minatorë të tjerë, mbeti viktimë e një shpërthimi 100 metra nën tokë. U tha se një shkëndijë kishte qenë fatale për Mynyrin dhe shokët e tij. Gjithë këto biseda me vrasje dhe me rreziqe sikur shkojnë fare mirë me atë lëbyrjen e syve që të shkakton dielli i fortë.
Kthejmë një herë nga lagja e vjetër e vllahëve. Mbi një hark të betontë është shkruar "Rruga Mecovo". Mecova është një qytet tipik vllahësh në anë të Pindit. Na thonë se vllahët e atjeshëm i kanë ndihmuar të këtushmit në punë bashkiake. Mbi një kodër jo fort të lartë ngrihet kisha e Shën Thanasit, mbrojtësit të Selenicës. Ikona e tij me atë librin që nuk e heq nga dora sikur na e largon disi mendjen nga ato historitë e rënda që porsa kemi dëgjuar. Nëpër zheg bëjmë të kthehemi. E kemi edhe një copë rrugë të mirë nëpër vapë.
Pesë vjet e ca më parë
Jo vetëm Selenica, por krejt Shqipëria u trondit një ditë të thëllimtë shkurti të 2004-ës. Në listën e shtatë viktimave të shpërthimit nëntokë ishte edhe Mynyr Gargaj, një minator me të cilin ishim miqësuar gjatë përgatitjes së një dokumentari. Shkrimi që do të lexoni më poshtë është shkruar vetëm pak çaste mbas marrjes së lajmit për vdekjen e tij tragjike. Ai është botuar për herë të parë në "Panorama".
Kur një vit më parë, na u desh të shkonim, për motive të punëve tona të përditshme, drejt minierës së famshme të Selenicës, gjëja e parë që na shkoi ndër mend ishin portretet e nxira që duhej të takonim, me qëllim që të gjenim njerëz që do të ankoheshin për fatin e tyre të prapë, për një të ardhme të cilën askush nuk e dinte edhe aq mirë, për paga të ulëta, për punë të papaguara dhe kështu me radhë.
Është një sëmundje e vjetër profesionale kjo e jona që, në fillim, nisim e zbërthejmë të nxirosurën dhe më pas të bardhën e çdo gjëje. Me sa duket, nuk kemi se ç‘të bëjmë. E keqja ka një forcë të pazakontë te njerëzit dhe frika ndaj vdekjes na paska qenë shumë herë më e fortë sesa çdo lajm i mbarë. Pikërisht atëherë, pata fatin të takoj Mynyrin, një minator i vjetër, i cili e kishte kaluar thuajse tërë jetën e tij në galeritë e mbushura me zift. "Takoni Mynyrin - na kishte thënë një miku ynë vlonjat - ai e di vërtet se ç‘do të thotë të punosh në thellësitë e nëntokës". E ndërsa ishim përgatitur të takonim një njeri me kaskë plastike, me bateri e barominë në dorë, me fytyrë të nxirosur nga sera, sakaq na u afrua me elegancë të skajshme një burrë flokëbardhë e tejet i edukuar, i cili disi me zor na u drejtua: "Ju jeni gazetarët që doni të dini se si jetojmë ne?". Që në atë moment e zeza e serës dhe e errësirave të nëntokës na u bë një dritë që na e bëri punën edhe më të mbarë.
Dje mësuam me trishtim të paanë se Mynyri, njeriu zemërmadh, që i jepte dritë errësirës, dhe disa shokë të tij, nuk janë më. U shuan atje thellë në puse ndërsa mundoheshin të mbanin familjet e tyre me punë të ndershme. Nuk është vetëm një tragjedi, është më shumë: një harresë e keqe. Mynyri dhe të tjerët asnjëherë nuk u ankuan. Dukej sikur t‘i ishin nënshtruar një lloj fati që ishte parashkruar kush e di se ku dhe kush e di se nga kush...
Pastaj erdhi galeria. Gryka e pusit duhej të ishte e frikshme. Një ashensor që shkonte e vinte me rropamë të ndryshkur nuk të ngjall edhe aq besim. Mynyri, besnik në krahun tonë, vinte buzën në gaz. "Mos kini merak djema - thoshte sa herë - këtë galeri e njoh më mirë sesa shtëpinë time". Pllaq-plluqet e çizmeve tona jehuan për shumë minuta në thellësitë e galerisë derisa arritëm bashkë me Mynyrin në ballë të galerisë më të re që ishte hapur, Uji rridhte nga të gjitha anët dhe balta e rrëshqitshme na e bënte hapin edhe më të vështirë, por në zbehtësinë e dritave të minatorëve arrinim të shquanim mirësinë e pafund të minatorit flokëbardhë që buzëqeshte me hapat tanë të pamësuar në thellësinë e nëntokës... Gjatë kthimit për në sipërfaqe e ndiej ende dorën e tij mbi kaskën time. "Avash djalo, në minierë nuk duhet të jesh kaq i gjatë" dhe pastaj vinte një buzëqeshje që të hiqte çdolloj frike. Kur u ngjitëm lart më hapi me elegancë portën e ashensorit dhe më pyeti nëse na kishte pëlqyer miniera. Nuk kisha se si t‘i thosha po, i përbaltur dhe me tërë ato mendime që më kishin shkuar në kokë ndërsa ishim thellë nëntokë, porse më bëri përshtypje një gjë, portreti i tij nuk ishte nxirosur aspak nga gjithë ajo serë që na rrethonte deri para pak minutash, ishte bërë edhe më i bardhë dhe dukej sikur nëntoka e kishte bërë më të qeshur portretin e tij të mirë.
Nuk ishte ky takimi ynë i fundit. Ndërsa merrnim rrugën e kthimit, ai u shfaq befas, njësoj sikur e kishim njohur që në fillim. I bardhë dhe elegant, njësoj si një antiterr që nuk pranon të dorëzohet. Ndenjëm edhe ca duke llafosur gjëra që nuk kishin edhe aq lidhje me punën. Ne kishim udhëtuar në terrin e tij, ai na kishte ndriçuar udhën. Tani mund të flisnim edhe për gjëra që i përkisnin kësaj bote. Folëm e folëm dhe pastaj morëm udhën e kthimit. E mbaj mend si sot dorën e tij që vazhdonte të përshëndeste ndërsa makina jonë udhëtonte kthesave të Selenicës. Ishte e njëjta dorë që më kishte ruajtur kokën. Dora e mirë e minatorit të thjeshtë, Mynyr, njeriut që ndriçonte errësirën vetëm me një buzagaz. Ai na ndihu në terrin e tij, ne do të kishim dashur ta ndihnim më shumë në terrin tonë, por nuk mundëm.
Një mbrojtës i ditur
Vetëm pak nga vllahët e Selenicës e njohin jetën e shenjtorit të tyre mbrojtës. "Ka ndihmuar fukaranë dhe ka bërë shumë të mira për kishën", kjo është përgjigjja më e përhapur. Shën Thanasi (që quhet edhe Thanasi i Madh, ose Thanasi i Aleksandrisë) jetoi në shekullin e IV. Pati një jetë të trazuar. Lindi më 293. Ishte peshkop i Aleksandrisë së Egjiptit dhe konsiderohet si një nga etërit e vjetër të kishës. U bë i famshëm në botën e krishterë për debatin e ashpër që pati me Arianin, edhe ky peshkop nga Palestina. Ariani (nga rrjedh termi "arianizëm") e kundërshtonte idenë se Jezu Krishti përbëhej nga e njëjta lëndë si edhe vetë Perëndia. Për Arianin, Krishti ishte një njeri, i shenjtë vërtet, por njeri ama. Debatet mes të dyve arritën kulmin në Koncilin e Nikesë. Në këtë qytet antik, diçka më shumë se 100 kilometra larg Stambollit të sotëm, në vitin 325 perandori Konstantin i mblodhi 300 peshkopë për të sheshuar konfliktet teologjike që kishin lindur në gjirin e kishave të Lindjes. Shën Thanasi doli fitues në debat, Ariani u shkishërua. Por lufta për pushtet bëri që Shën Thanasi të përjetonte disa dëbime. Vdiq në moshën 80-vjeçare. Asokohe ishin të paktë ata që jetonin kaq gjatë.
Kulti i Shën Thanasit është shumë i përhapur në Shqipërinë e Jugut, kryesisht në zonat e Korçës dhe të Përmetit. Dita e tij festohet më 18 janar. Nderimet për të ruhen të pacenuara edhe në zonat arbëreshe në Itali. Në Santa Sofia d‘Epiro, një fshat afër Kozencës, Shën Thanasi kujtohet më 2 maj, ditën e vdekjes së tij. Me këtë rast lëshohet në qiell një balon i madh, që quhet "paluni i Shën Thanasit". Rruga rreth kishës që mban emrin e tij ndriçohet me pishtarë që vendasit ende i quajnë "pishëza".